Olsi Rama flet për jetën private: Ja marrëdhënia ime me Edin

Olsi Rama flet për jetën private: Ja marrëdhënia ime me Edin

547
0

Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama ka qenë sot i ftuar në “Wake Up”. 

Sakaq ai është pyetur jo vetëm për sportin, por edhe për marrëdhëniet me kryeministrin Edi Rama.

Ai tha se me Edin nuk flasin as për politikë dhe as për sport, ndërsa ka thënë se  kanë shumë të përbashkëta. Ndërsa thekosi se zgjedhin që një pjesë të kohës ta kalojnë bashkë e të luajnë basketboll.

Një pjesë e shkëputur nga intervista dhe video e publikuar nga Top Channel:

Ke qenë pjesë e akuzave për politikën shpeshherë, të ka ndihmuar apo të ka bërë më të fortë për të shkuar deri në fund e për të realizuar planet e tua?

Jam shumë indiferent në atë që thuhet në media, jam shumë i qetë në ndërgjegjen time, e di sesi sillem e çfarë bëj dhe këto janë disa gjëra që më anashkalojnë në punën time, dhe i kaloj me një autoironi dhe një buzëqeshje sepse nuk mund të lë të keqen që të futet brenda meje dhe të ndikojë në jetën time.

I kërkon ndonjëherë mendim, mbështetje apo ide kryeministrit në lidhje me projektet e tua, siç funksionon një familje?

Ne kemi një jetë bashkë, e njohim shumë mirë njëri-tjetrin. Kemi shumë gjëra të përbashkëta, por unë personalisht kam bërë një pakt dhe i kam thënë që, për kohën e limituar që ai ka, se është jashtëzakonisht shumë i zënë, nuk do ta shqetësoj as atë më problemet politike, dhe as ai mua për punën e sportit, edhe pse ai është tifoz vetë, por thotë se nuk e ndjek kampionatin shqiptar.

Kur ka qenë hera e fundit që keni parë një ndeshje bashkë të dy?

Në stadium nuk kam parë ndonjëherë ndeshje me të, kemi të përbashkët pasionin për Juventusin për Italinë… kemi lujt bashkë basketboll…