Obama pritet si yll rock-u në Köln

Obama pritet si yll rock-u në Köln

401
0

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama Ish-presidenti amerikan, Barack Obama u prit në qytetin e Köln-it, Gjermani me entuziazëm të madh. Ai foli në samitin për lidershipin botëror, një cikël ligjëratash për shoqërinë civile.

Admirimi për Barack Obamën duket se nuk është shuar, megjithëse ai nuk është më president. Këtë përshtypje të krijonte mbrëmja në Köln, ku 15.000 vetë ishin mbledhur në Lanxess Arena për të dëgjuar presidentin amerikan, kur fliste për klimën, feminizmin dhe kulturën drejtuese të lidershipit. Atmosfera para daljes së tij ishte si para një koncerti të rock-ut. Fansat Obama i ka tek të gjitha grupmoshat. Shumë vetë përpiqeshin t’i afroheshin skenës për të bërë ndonjë foto të mirë për instagram-in. Për mua si amerikane në Gjermani ishte disi sureale të shihje, se çfarë vale entuziazmi shkakton një ish-president amerikan, në një kohë që kur vjen kancelarja Merkel mund të bashkohen vetëm disa duzina njerëzish si kureshtarë.

 

35 vjeçari Alex thotë për Obamën se “ai është një nga figurat më me ndikim, më interesante dhe më inteligjente të kohës sonë”. Ndërsa Sarah, një amerikane që jeton prej 8 vitesh në Gjermani flet plot emocion. “Në vitin 2008 e kam dëgjuar dy herë Obamën të flasë në fjalime fushate, dhe energjia e tij ishte e pabesueshme. Gëzohem kaq shumë që e shoh përsëri, të dëgjoj mesazhin e tij të shpresës dhe optimizmit.” Me sa duket është shumë e madhe dëshira për të kujtuar një kohë, kur SHBA ishte më pak armiqësore ndaj të huajve dhe nuk sillej ndaj aleatëve  si tani.