‘O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do. Kthehu legjendë’, qytetarët...

‘O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do. Kthehu legjendë’, qytetarët ngjisin pankarta nëpër Tiranë

402
0

Ditën e sotme opozita pritet të zhvillojë protestën e saj të tetë ndërkohë që në pralament zhvillohet seanca plenare. Opozita ka njoftuar se do të protestojnë sa herë që në Kuvend të ketë seancë plenare. Teka protestuesit kanë filluar të mblidhen parlamentit, nëpër rrugët e Tiranës nuk mund të mos binin në sy pankartat e ngjitura nga qytetarët. “O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do. Kthehu legjendë”, shkruhet në disa prej tyre.  Sali Berisha është lideri historik i Partisë Demokratike. Ndërkohë kujtojmë se kreu i PD, Lulzim basha nuk do të jetë sot mes protestuesve pasi ndodhet në Gjermani në takime me përfaqësues të partisë CDU.