Nxisni aktivitetin e trurit duke pirë një gotë smoothie çdo ditë

Nxisni aktivitetin e trurit duke pirë një gotë smoothie çdo ditë

467
0

Pas luhatjeve të humorit, gjendjes së trishtë që ju kaplon papritur, ankthit e problemeve të ngjashme të shëndetit mendor, fshihen shumë arsye. Ndryshimet kimike në neurone, bëjnë që ne ta shohim realitetin ‘gri’, kur ky i fundit nuk është i tillë. Megjithatë ekzistojnë disa mënyra natyrale, që mund të na ngrenë humorin, duke rritur nivelin e serotoninës, hormonit të lumturisë.  Kurdo që të ndiheni të shqetësuar apo në ankth, konsmoni diçka që ju bënë të ndiheni më mirë. Mund të hani një banane, një çokollatë, një avokado apo thjesht të shijoni smoothin e famshëm “Anti-Stres” ! Përfitimet shëndetësore nga përbërësit:

Avokado, i qujatur ndryshe si “fruti i preferuar’ i trurit është i pasur me vitamina të cilat ndikojnë pozitivisht në shumëfishimin dhe rritjen e qelizave të shëndetshme të trurit . Studimet tregojnë se një nga aryset që lidhet me ndjenjën e depresionit dhe ankthit lidhet me mungesën e vitaminës B.
Farat Chia: Burim magnezi. Studiuesit pohojnë se magnezi është minerali më i rëndësishëm për menaxhimin e stresit dhe trajtimin e depresionit.
Farat Chia janë të pasur me acide yndyrore Omega-3 të cilat ofrojnë përfitime të shumta për trurin.
Kakao: Shtimi i kakaos në smoothies është si qershia mbi tortë. Edhe kur receta nuk kërkon kakao, mund ta shtoni atë.
Studimet pohojnë se polyphenolet në kakao do t’ju ndihmojë të reduktoni nivelet e hormoneve të stresit në trupin tuaj.
Gjalp kikiriku : Kjo shtesë e shijshme përmban zink, magnez, vitaminë B2 dhe E.
Receta  e plotë Përbërësit për 2 gota

½ avokado
dy Banane
2 lugë. pluhur Cacao
2 lugë. gjalpë bajame
2 gota e Chia xhel * (3 lugë. Fara chia + 2 kupa uji)
Udhëzime: Përziejini të gjithë përbërësit në blender dhe ajo që ju mbetet është vetëm ta shijon