Nxirret një person i gjallë nga rrënojat e një pallati në Thumanë.
Mësohet se ekipi i grupshpëtimit ka konstatuar se burri rreth të 50-tave është akoma me shenja jete, ndonëse ka marrë dëmtime.
Grupi i shpëtimit ka shppërthyer në duartrokitje, ndërsa i shpëtuari është dërguar te ekipi mjekësor.
Gjithashtu në të njëjttin vend po punohet të nxirren edhe persona të tjerë, pasi dyshohet se nën rrënoja janë edhe 6 të tjerë. Vihet re prezenca e një mjeku, i cili është angazhuar për ndihmën e shpejtë, ndërsa personat e bllokuar janë ndihmuar me ujë.
Ndërkohë po vijon operacioni për shpëtimin e tyre.