Nxirret një person i gjallë nga rrënojat, ekipi shpërthen në duartrokitje, 6...

Nxirret një person i gjallë nga rrënojat, ekipi shpërthen në duartrokitje, 6 të tjerë akoma të bllokuar

329
0

 

Nxirret një person i gjallë nga rrënojat e një pallati në Thumanë.

Mësohet se ekipi i grupshpëtimit ka konstatuar se burri rreth të 50-tave është akoma me shenja jete, ndonëse ka marrë dëmtime.

Grupi i shpëtimit ka shppërthyer në duartrokitje, ndërsa i shpëtuari është dërguar te ekipi mjekësor.

Gjithashtu në të njëjttin vend po punohet të nxirren edhe persona të tjerë, pasi dyshohet se nën rrënoja janë edhe 6 të tjerë. Vihet re prezenca e një mjeku, i cili është angazhuar për ndihmën e shpejtë, ndërsa personat e bllokuar janë ndihmuar me ujë.

Ndërkohë po vijon operacioni për shpëtimin e tyre.