Nxehet Aurela Gaçe, i drejtohet disa gazetareve: Tyryfyçka vajza

Nxehet Aurela Gaçe, i drejtohet disa gazetareve: Tyryfyçka vajza

433
0

au_1473344214-2841919

E ftuara e radhës në rubrikën e intervistave në emisionin “Thumb” këtë të shtunë do të jetë Aurela Gaçe.

Kohët e fundit këngëtarja është shkëputur nga muzika për shkak të shtatzanisë dhe së shpejti do të sjellë në jetë një vajzë.

Në intervistën e zhvilluar me dy moderatoret Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu këngëtarja ka shpërthyer kundër gazetarëve. Ajo u është referuar atyre me fjalën ”tyryfyçka”.

Ndodh shpesh që mediat shkruajnë artikuj të cilët cënojnë privatësinë e personazheve apo publikohen lajme të pavërteta e të pakonfirmuara. Në lidhje me situata të tilla, Aurela ka rrëfyer në “Thumb” se çfarë kanë bërë këto gazetare të cilave ajo u referohet me një emërtim të tillë./Blitz.al/