‘Nuk na kapni dot’, shqiptarët duke u arratisur tallnin policinë italiane, por...

‘Nuk na kapni dot’, shqiptarët duke u arratisur tallnin policinë italiane, por ja si e pësuan

432
0

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, ndërsa janë përpjekur të vjedhin dy apartamente, mbrëmjen e djeshme në Via della Mendola.

Mediat fqinje raportojnë se shqiptarët, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur, janë 34 dhe 28 vjeç, ndërsa mbi ta rëndojnë veprat penale vjedhje e rëndë dhe posedim i mjeteve të përshtatshme për vjedhje.

Teksa vunë re praninë e policisë në zonë, shqiptarët u përpoqën të arratiseshin, duke u larguar drejt fshatit aty pranë.

Arratisja e tyre zgjati pak, pasi u bllokuan nga disa policë të Nova Levante, të veshur civilë.

Ndërsa po largoheshin, ata ishin parë nga disa qytetarë teksa tallnin policinë, duke qeshur dhe duke bërtitur në gjuhën italiane, sikurse nuk do të binin kurrë në dorën e policisë.

Pas kapjes së tyre u vu re se shqiptarët ishin emra të njohur për policinë dhe tani janë transferuar në burgun e Bolzanos.