Chloe Khan nuk ka duruar më! Pasi i dashuri 50 vjeç, identitetin e të cilit e mbajti mister, i bërtiti në fytyrë pas asnjë arsye, ylli 27 vjeçar i “Celebrity Big Brother” e la në vend, dhe i nxori në rrjetet sociale të gjitha “të palarat”.
Milionerja 27 vjeçare deklaroi se është single, dhe është larg personit manipulues e negativ, që jo vetëm duket si një “patate e shëndoshë e pagatuar”, por madje ka edhe inteligjencën e perimit në fjalë.
“Për të gjithë ato herë që menduat se ai me mbante me lekë, ishte thjesht një 50 vjeçar trokë të cilit i dhashë vetëm nder dhe respekt kur nuk e meritonte,” shkruan ajo.