“Nuk më intereson kush je, do të ta nxij jetën!” Emina Cunmulaj...

“Nuk më intereson kush je, do të ta nxij jetën!” Emina Cunmulaj nxehet keq në Instagram

840
0

Emina Cunmulaj po mendon seriozisht të mbyllë profilin e saj në Instagram.

Arsyeja e këtij vendimi ka lidhje me komentet që modelja merr për fëmijët e saj në rrjetin social, nga adresa false të njerëzve që ajo i quan të shkretë dhe patetikë.

Në një seri videosh në Instagram, Emina shprehet se do shumë ta dijë se kush është ai person që fshihet pas adresave false dhe shan fëmijët e saj, vetëm për t’u ndjerë mirë me atë që bëri.

Ajo kërcënon këdo që bën këto veprime se, nëse e merr vesh kush është, do t’ia nxijë jetën para 1 milionë vetëve në Instagram.

“Unë jam e çmendur dhe shumë mbrojtëse kur vjen puna tek komentet për fëmijët e mi. Ti fshihesh pas një profili fals dhe shkruan për vajzat e mia dhe mendon se ke të drejtë të thuash diçka të keqe për to, për të vërtetuar se je një njeri i mirë. Nëse do e dija si dukesh, do të ta nxija jetën para 1 milionë njerëzve. Nuk më intereson sa i madh apo i vogël je”, shkruan modelja.