“Nuk kemi mbyllur sytë para vendimeve të vettingut”, Altin Dumani: Kemi nisur...

“Nuk kemi mbyllur sytë para vendimeve të vettingut”, Altin Dumani: Kemi nisur një sërë çështjesh për gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar

50
0

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit, Altin Dumani, nw njw takim tw organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, ka bërë me dije se organi i akuzës që ai drejton ka nisur një sërë çështjet penale duke marrë indicie nga vendimet e vetingut për shkarkimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve në vend.

Kreu i SPAK sqaroi se vendimet e organeve të vetingut kanë shërbyer si indicie, që më pas prokurorët të thellojnë hetimet dhe të regjistrojnë çështjet penale për korrupsion pasiv ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të shkarkuar.

“Do ndalem te ndjekja penale për subjektet që i janë nënshtruar vetingut. SPAK ka pasur edhe raste kur ka aplikuar ligjin antimafia për subjektet të kësaj natyre dhe ka konfiskuar pasuri që u përkasin subjekteve të shkarkuar nga vetingu. Sa i takon hetimit , në hetim ka vend për të përmirësuar dhe ne po mësojmë të mos përsërisim të njëjtat gabime. Edhe materialet e përdorur në proceset administrative t’i përdorim në proces penal jo si prova të mirëfillta po si indicie që na shërbejnë për të gjetur provat. Ne nuk kemi qenë të shurdhët dhe të verbër nga vendimet e vetingut edhe për raste kur nuk bëhen pjesë e hetimit tonë për shkak të veprën penale. Kemi regjistruar me iniciativën tonë hetimet penale duke na shërbyer si indicie vetëm përmbajtja e vendimit të vetingut, janë çështje që i kemi në hetim, por jemi të kujdesshëm dhe përpiqemi që pasona të caktuar në SPAK të bëjnë një filtrim të vendimeve të vetingut me qëllim që në rast se nga vetë përmbajtja krijohen indicie se mund të jemi para veprës së korrupsionit. Ne kemi regjistruar procese penale për korrupsion pasiv për prokurorë e gjyqtarë. Kemi një numër të madh çështjesh penale sa i përket hetimit të tyre”, u shpreh Dumani.