Lëkundje të forta tërmeti në Greqi, ja ku ishte epiqendra
Një tërmet me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në ishullin e Kretës në Greqi. Mësohet se epiqendra ishte 15 km në juglindje të Zakros.
Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ka ndodhur në orën 06: 31 të mëngjesit të së hënës.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në zonën detare në juglindje të Zakros dhe thellësia është llogaritur në 9.7 km.