E besoni apo jo ka pasur jo pak çifte që sot janë të martuar dhe janë njohur nëpërmjet rrjeteve sociale. Këto aplikacione që sot po bëjnë namin në të gjithë botën nuk kanë vetëm anë negative por dhe pozitive.
Floriana Garo dhe avokati Enis Daci janë njohur në Linkedin. Ky aplikacion biznesi i ka bërë bashkë çiftin dhe mund të themi se historia e tyre e dashurisë është ndër më të rrallat pasi nuk kemi dëgjuar më parë për çifte që janë njohur në Linkedin
Rudina Magjistari dhe ish-kampioni i Kickboxit, Xhavit Bajrami janë njohur në Facebook. Ata nuk njiheshin më parë, kur Xhaviti i shkruajti Rudinës një mesazh përshëndetës. “Përshëndetje nga Tokio”, i kishte shkruar Xhaviti moderatores së cilës i kishte bërë përshtypje ky mesazh dhe nga kurioziteti e ftoi në emision, bën të ditur Xing.al.
Blendi Salaj dhe bashkëshortja e tij Anora janë njohur në Facebook pasi kishin miq të përbashkët. Gjithçka filloi me një ‘like’ dhe më pas vazhdoi me biseda në privat për orë të tëra. Moderatori ka treguar se në kohën kur u njoh me Anorën, ai jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prandaj komunikimi nëpërmjet Facebook-ut vazhdoi për 2-3 muaj.
Erik Lloshi eshte njohur me partneren e tij Rominen nga Instagrami Sot ata jane te martuar. Romina ka treguar se Eriku i ka dërguar ftesë dhe ajo ishte habitur. Eriku më pas i kishte shkruar Rominës dhe komunikuan.