Qeveria gjermane dhe ajo turke janë në bisedime për të hapur tre shkolla private turke në Frankfurt, Koln dhe Berlin.
Ndërkohë ministri i jashtëm thotë se Heiko Maas thotë se ky është një vendim reciprok kundrejt Turqisë.
‘Ne kemi shkolla gjermane në Turqi dhe pikërisht Turqia po kërkon të trajtohet në mënyrë të barabartë në Gjermani’- tha Maas.
Po ashtu politikani Sevim Dagdelen i së Partisë së Majtë thotë se me hapjen e tre shkollave diaspora turke në Gjermani mund të preket nga doktrina e Erdogan dhe shkollat mund të përdoren nga Presidenti turk për të përhapur propagandën e tij edhe në Gjermani.
Kurse Komisionerja gjermane për integrimin sqaron se Annette Ëidmann-Mauz sqaron se ‘ Duhet të jetë e qartë se shkollat në Gjermani duhet të jenë në të njëjtën linjë me vlerat dhe ligjet’.
Rreth 5.6 milion turqë jetojnë në Gjermani ndërsa negociata për shkollat vjen disa ditë pasi organizata më e madhe islamike në Gjermani, Ditib njoftoi se për herë të parë do të trajnohen imamë në Gjermani.
850 xhami dhe 800 mijë myslimanë janë pjesë e Ditib por pikërisht kjo organizatë ka qenë e akuzuar vazhdimisht sidomos në 2016 për spiunim të anëtarëve të diasporës turke në Gjermani sa i përket ‘puçit’ kundër qeverisë së Erdogan.