Nuk e pranoi dot ndarjen, i riu i dërgon fotot nudo të...

Nuk e pranoi dot ndarjen, i riu i dërgon fotot nudo të së dashurës 14-vjeçare babait të saj. Ai zihet me gruan, ndërhyn policia

335
0

Një histori mes të rinjve që përfundon keq, aq sa duhet dhe ndërhyrja e policisë.

Ata ishin të fejuar dhe ndonëse mjaft të rinj, provonin “lojërat e të rriturve”. Kështu një 14-vjeçare i dërgoi fotot e të dashurit të saj krejtësisht të zhveshur. Megjithatë, kur ata u ndanë, ai nuk e kaloi dot mërzitjen dhe ia dërgoi fotografitë babait të saj. Në shtëpinë e vajzës ka shpërthyer një sherr mes prindërve që ka kërkuar ndërhyrjen e policisë.

Ngjarja ka ndodhur në Itali, ku vetë djali ishte 17 vjeç.

Siç ndodh shpesh me lidhje të kësaj moshe, mbaroi, por djali nuk e mori mirë. Kështu 17-vjeçari i dërgoi babait foto të ish-të dashurës së tij krejtësisht të zhveshur. Siç raporton Repubblica, një gjest që duket se është bërë për ta diskredituar dhe për ta bërë të duket “e lehtë”. Tashmë djali është nën hetim, ndërsa policia postare po kryen hetime të ndryshme. Prokurori i Gjykatës për të Mitur të Romës ka hapur një hetim.

Por kjo nuk është e gjitha. Pasi u morën ato foto, mes prindërve të viktimës u zhvillua një diskutim i dhunshëm: babai në fakt e konsideronte gruan përgjegjëse për qëndrimet e vajzës. Gjakrat u nxehën deri në atë pikë sa ishte e nevojshme ndërhyrja e komisariatit të Veletrit.