“Nuk duam të mbyllemi, Covidin s’e vret qeveria me çifte”, Rama apel...

“Nuk duam të mbyllemi, Covidin s’e vret qeveria me çifte”, Rama apel për maskat: Mos dëgjoni delirantë të dalë mendsh

358
0

Në prezantimin e task forcës për shëndetin, kryeministri Edi Rama, apeloi qytetarët për mbajtjen e maskës, me qëllim që secili të bëjë sa duhet për të shmangur një mbyllje të dytë, të cilën kreu i qeverisë e konsideroi shumë të vëshirë.

“Për të bërë gjithcka që kemi mundësi, që të realizojmë një qëllim me dy objektiva. I pari të pengojmë përshkallëzimin e përhapjes së infeksionit jashtë një ritmi të arsyeshëm dhe ritmin e arsyeshëm mund ta përcaktojmë vetëm ne, që të mbrojmë më të dobtit dhe sistemin nga një mbingarkesë që mund ta bënte të pamundur shërbimin ndaj shumë qytetarëve që kanë nevojë për shërbimet e përditshme. Dhe objektivi tjetër për të shmangur me cdo kusht një mbyllje tjetër, që po tmerron gjithë botën. Nga presidenti Francës, që e tha hapur se Franca nuk e përballon dot një mbyllje tjetër, te kancelarja e Gjermanisë, që tha para popullit se jeta do të rikthehet pork y është momenti për të bërë më shumë durim, për të mos përmbysur sakrificat shumë mujore.” u shpreh Rama, ndërsa sqaroi rolin që do të ketë task forca e re e ngritur në kuadër të pandemisë.

 

“Ndaj kemi vendosur të krijojmë këtë rrjet inspektoriatesh që funksionojnë në mbrojtje të shëndetëtit të njerëzve, për sigurinë e jetës, nga puna, mjedisi ushiqmi, barnat dhe tek shëndeti dhe për të qenë në rrugë, kudo ku sipas hartës së venë në dispozicion dhe të përditësuar cdo javë, janë edhe burimet më të mëdha të rrezikut. Për të qenë në rrugë, jo për të vënë gjoba, por për të sensibilizuar, folur e për të lajmëruar policinë të bëjë detyrën. Për t’u vendosur në udhëkryq bashkë me punonjësit e policisë dhe për të parë me sytë e këtij rrjeti, sjelljen e qytetarëve. Politika e vendosjes së maskës ka ndryshuar, në dinamikë sic kanë ndryshuar shumë gjëra. Nuk bëjmë përjashtim, thjesht jemi përpjekur të jemi nxënës të mirë, të zërave dhe burimeve më autoritare të botës.” – u shpreh Rama.

 

Ndër të tjera Rama vlerësoi mjekët të cilët janë në vijën e parë të luftës në përballjen me pandeminë.

 

 

“Ne kemi patur fatin, që kemi patur në dispozicion një skuadër ekspertësh që janë të nivelit të lartë ndërkombëtar. Dhe duke dëgjuar jemi adaptuar, si të gjithë. Sot që flasim vendosja e detyruar e maskës, vijon të krijojë polemika në Europë e SHBA dhe falë edhe gjuetisë, sportit global të sensacioneve dhe të lajmeve përmes kanaleve të pafund të informacionit edhe në majën e botës gjen kryetituj kontradiktor e qesharakë. Ashtu sikundër sheh qasje kontradiktore, si në Francë apo si Itali. Apo rasti i një kryebashkiaku në Itali që vë gjoba nëse mban maskë në mjedise ku nuk kërkohet dhe justifikohet që maskat mund të përdoren nga kriminelë. Por këto cudira janë kornizë e një pamje të konsoliduar maskë me detyrim botërisht, si një përpjekje plus në këtë fazë që armiku i padukshëm është në këtë ofensive të dytë më agresive se e para, e gjen hapsirë për faktin që nuk jemi të mbyllur e s’duam të mbyllemi. Nuk duam t’u themi atyre që lëvizjen e kanë pjesë të pandashme të të ardhurave mos lëvizni. Nuk duam të mbyllim shkollat, kopshtet. Po si mund t’i bashkojmë? Dëshirën me domosdoshmërinë për të mos u mbytur në presionin e infeksionit. Mbytja mund të vijë në pak javë nëse nuk mbrohemi. E duan që covidin ta vrasë shteti me cifte. E duan të jetojnë syhapur e të dëgjojnë muzikë, e jo zërin e arsyen e kur ndalojnë muzikën dëgjojnë disa delirantë të dalë mendsh, ku Bill Gates kërkon t’iu fusë cipa në trup. S’ka mundësi tjetër vec kontributit të secilit, që s po i kërkohet të marrë armët, të japë jetën për Atdheun, por i kërkohet thejsht të mos dalë nga shpia pa maskë, të mos e provokojë këtë armik të padukshëm. Nëse të gjen të dobët të sakaton, të merr jetën.  Unë e di shumë mirë se cfarë ndjesie ishte kur mjekët thonin ‘nuk e dimë’ më Vjollcën, ndaj kurrë mos shkoftë puna deri aty. Kudo po vendeson ligje e rregulla shumë më të forta se sa kemi ne, ndërsa këtu disa delirantë flasin për diktaturë, bëjnë edhe ironi shkruajn edhe nga Gjermania’ rroftë diktatura’ këta janë dyfish të rrezikshëm. Dhe nuk janë vetëm këta, cdo pyll ka derrat e vet, cdo popull ka delirantët e vet. Maska krahasohej me të drejtë në një editorial të NYT me taksën, e paguan jo se e ke pasion, por se je i detyruar. Editoriali thoshte se të paktë janë ata që taksat i paguajnë me dëshirë.

 

Unë vetë kur dal dhe e vë maskë, ndihem i bezdisur, po nuk e vë nga frika se do më ndalojë policia, po se është detyrim fillestar, thelbësor, njerëzor e qytetar. Për të mos u bërë shkak që të tjerët të marrin infeksionin nëse e marr unë,por edhe për të kontribuar që të gjithë të bëjmë gjënë e duhur. Qeveria këtu nuk është palë tjetër. Detyra vjen me të gjitha përgjegjësitë e sfidat, që të zgjedhin nuk i zgjedh. Sot jemi para një enigme, cdo të ndodhë nga përzierja e dy armiqve, viruset e dimrit e vjeshtës, dhe e këtij armiku të ri. E dimë të gjithë që gripi të dobëson imunitetin.” tha Rama.