Nuk do e besoni sa vjeç bën Soni Malaj; Këngëtarja rrëfen rrugëtimin...

Nuk do e besoni sa vjeç bën Soni Malaj; Këngëtarja rrëfen rrugëtimin e vështirë në muzikë dhe sakrificat për të arritur majat

529
0

Soni Malaj është një artistet më të dashura të skenës shqiptare e cila prej më shumë se dy dekadash numëron dhjetra hite, çmime të fituara në spektaklet më të zë të muzikës e jo vetëm. Soni feston 38-vjetorin, e kjo ditëlindjen e gjen në një nga vendet më të dashura të saj, në studio. Me një karrierë të gjatë në muzikë, nuk kishte sesi Soni të ndalej, apo të largohej nga skena ashtu si mund të kenë bërë shumë kolege të sajat.

https://www.instagram.com/p/Bz80n-gp_fg/?utm_source=ig_web_copy_link

 

Ky 38 vjetor e gjeti Sonin në punë, megjithatë miqtë e saj nuk kanë harruar ta surprizojnë këngëtaren në këtë ditë speciale.Vetë Soni ka qenë ajo që ka ndarë një video nga ‘festa’ në studio dhe i dedikon fjalët më motivuese vetes në këtë ditë të rëndësishme dhe mbështetësve të saj që gjithmonë kanë besuar tek arti i saj.

“Ditelindja sot me gjeti ne “pune”,ne ate ambjent,ku krijohet arti muzikor,me miq te dashur,qe me kane qendruar prane,qe kur kam qene ne fillesat e mia artistike,ku kryesorja ishte muzika,talenti dhe puna e palodhshme.Pas artit te bukur,te cilin e zgjodha si pasqyre te shpirtit tim,pashe edhe anet e erreta, zhgenjimet, deshperimet, lotet,por ne fakt,kuptova qe ky ishte rrugetimi i drejte artistik,PA KOMPROMISE. Ju falenderoj miq,kolege,dashamires te muzikes time,fansa ,per urimet e perzemerta. Zoti me dhente force dhe shendet per t’ju sjelle gjera sa me te bukura. Ju dua”- shkruan Soni krahas videos.

https://www.instagram.com/p/B39_C4YF19H/?utm_source=ig_web_copy_link