Nuk dini çka të hani verës? Ja përgjigjja

Nuk dini çka të hani verës? Ja përgjigjja

1794
0

Çfarë mund të pini gjatë verës kur bën shumë vapë? Shfrytëzoni të mirat e shalqirit, të pjeprit, manaferrave ose të frutave të tjera të sezonit për t’u freskuar dhe për të rigjetur formën tuaj të dëshiruar.Shalqiri dhe pjepri përmbajnë sasi të mëdha uji dhe janë të duhurit për t’u konsumuar mes vakteve.

Fal betakarrotenit perimet me gjethe jeshile, të verdha ose të kuqe ndihmojnë lëkurën që të parapërgatitet për t’u ekspozuar në plazh. Më poshtë do të njiheni me disa këshilla se si mund të hidratoheni me frutat e stinës dhe të kujdeseni për mirëqenien tuaj.

HidratimiFrutat dhe perimet e papërpunuara përmbajnë sasi të mëdha vitaminash, që kanë tendencë të degradohen me gatimin. Krijoni një miks të shijshëm me perime ose fruta dhe konsumojeni atë pas mëngjesit dhe paradite.

EnergjiaPërpara vakteve të zakonshme mësojeni veten me një pjatë me sallatë jeshile, sepse ajo do të kontribuojë në ndjesinë e ngopjes. Shtojini copa molle, karrota dhe domate, të pasura me likopen (substancë e çmuar për lëkurën).

Lëngjet natyraleBëni kujdes me konsumimin e lëngjeve të frutave, të pasura me sheqer të cilët janë në gjendje të shkatërrojnë smaltin e dhëmbëve dhe të favorizojnë kariesin, shkruan shqip. Mundohuni që të bëni vetë lëngje frutash të freskëta. Duhet ta keni shumë parasysh këtë lloj investimi për shëndetin tuaj, nëse dëshironi të jeni mirë./gazetaexpress.com/

loading...