Nora Malaj: Më në fund ,kthimi i Alvinit në shtëpi!

Nora Malaj: Më në fund ,kthimi i Alvinit në shtëpi!

441
0

 

/Nora Malaj

Më në fund ,kthimi i Alvinit në shtëpi! 🙏🙏

Kur bëhen të gjithë bashke e keqja ndalet dhe e mira triumf , jo vetëm për vogëlushin Alvin , babain dhe motrat e tij, po për të mirën e të gjithë atyre fëmijëve , që sot në botë po enden në kampet e Ferrit dhe në situata më të paprecedenta për jetën e tyre!
Teksa me ankth dhe shqetësim dhjetëra e mijëra sy ndoqën emisionin e organizuar nga televizioni investigativ italin në kapin Al Hot , shumë kush prej nesh ishte në ankth për fatin e Alvinit. Tashmë ai , siç dhe thotë babai i tij , ka marr rrugën e kthimit , nen perkujdesin e shoqatave humanitare, Presidencës dhe qeverive të dy vendeve tona dhe të gjithë mediave italiane dhe shqiptare , që sensibilizuan opininin botëror , për zgjidhjen e këtij rasti!
Rasti i Alvinit është apeli më i madh që i bëhet njerëzimit për të shpëtuar jetën e mijëra fëmijëve e grave që gjenden të burgosur në kampet e Isisit, mijëra fëmijëve që gjenden të shfrytëzuar dhe të gjymtuar nga genocidi që po ushtrohet në vendet e tyre dhe të gjithë atyre fëmijëve që sot nuk kanë mundësi të jetojnë fëmijërinë pranë familjeve të tyre.
Sot është dita të falemderojmë cilindo , që sado pak apo shumë ndihmojë në rastin e Alvinit , për t’ia bërë rrugën e kthimit të sigurtë dhe për t’i dhënë fund ditëve të dhimbshme , ankthit dhe makthit të këtij vogëlushi!
Le të jetë kthimi i Alvinit për në vatrën e shtëpisë, fillimi i rrugës për të gjithë fëmijët që vuajnë në këto kampe fatkeqe!
Askush nuk mund të dijë kuptimin e jetës, kuptimin e botës, derisa të ketë një fëmijë, dhe pastaj e gjithë bota ndryshon. Asgjë nuk mund të jetë ajo që ishte më parë! Ndaj Alvinit i urojë që jeta vetëm t’i buzëqesh dhe qoftë ogurmirë për të gjithë fëmijët e tjerē kudo në botë!
Bota bëhet më e bukur , kur fëmijët buzëqeshin e jetojnë të lumtur në botën që të rriturit duhet t’ju krijojnë! Një botë pa luftë, pa genocid, pa kampe fatkeqe , që fëmijët të jetojnë të lumtur në cdo cep të saj!
Se çdo fëmijë duhet të ketë endrra dhe një shtëpi të ngrohte , që është e rrethuar nga dashuria për ta.