Njihuni me fshatin më të shkatërruar nga TËRMETI i 26 nëntorit, familjet...

Njihuni me fshatin më të shkatërruar nga TËRMETI i 26 nëntorit, familjet luten për ndihmë: Na rrezikohet jeta

428
0

Fshati Mazhe ne Krujë duket më i dëmtuari nga tërmeti 26 nëntorit, njerëz nëpër çadra, përballojnë të ftohtin acar të këtyre ditëve dimri. Për ta tashmë jeta është bërë e vështirë.

 

Banorët e fshatit Mazhe luten për më shumë përkushtim nga strukturat, kërkojnë ndihmë nga institucionet.  Banesat e tyre janë të pabanueshme, rrezikojnë të shemben tërësisht duke rrezikuar dhe jetën e tyre.  Ndalesa e parë është në banesën dykatëshe të Ramazan Dacit, i moshuari tregon se çadra e tyre është strehëza me gjashtë anëtarët e tij.

81587670_480134655972963_920195179799904256_n.jpg

Më pas duken radhë banesat e dëmtuara, e zonja e shtëpisë në familjen Prrini na tregon se për atë çfar ata përjetojnë nga të ftohtët. Ndërsa ngjitur ndodhen trenjakët, nxënës në klasën e tetë të Bubqit. E zonja e shtëpisë ka mundësuar një aneks për të gatuar, ndërsa trenjakët kanë vështirësitë e tyre në ndjekjen e mësimeve në të tilla kushte. Përpos kësaj shkolla e tyre është shembur dhe mësimdhënien duhet ta ndjekin në Fushë Krujë, disa km larg nga fshati i tyre.

 

Si këto familje në zonën e Bubqit me pesë fshatra ndodhen të tjera familje të cilët kalojnë ditë dhe netët e ftohta në çadra larg vemendjes së institucioneve.