Një ukrahinase këndon shqip në ‘The Voice of Greece’

Një ukrahinase këndon shqip në ‘The Voice of Greece’

360
0

Në ‘The Voice of Greece’ këtë vit ka ndodhur diçka e rrallë. Në fazën e parë ose siç quhet ndryshe ‘audicionet e fshehura’, një vajzë ka kënduar shqip. Dhe nuk ishte vajzë shqiptare, por ukrahinase dhe quhej Angelina. Ajo zgjodhi të këndonte këngën arbëreshe ‘Lule lule’ e cila nuk dihet se si i ka rënë në vesh, por duhet thënë që i solli fat sepse ajo e kaloi këtë fazë.

Juria mbeti e habitur kur mësoi se kënga ishte në gjuhën shqipe, ndërsa më pas i kërkoi që të këndonte edhe një këngë greqisht.

 

Anëtari i Jurisë: Ajo çfarë dëgjuam ishte këngë ukrainase?

Vajza: Jo, është këngë ballkanike

Anëtari i Jurisë: Çfarë gjuhe ishte ajo që dëgjuam?

Vajza: Shqip

Vajza: Është një këngë e veçantë për mua dhe doja ta këndoja për ju

Anëtari i Jurisë: Ti vjen nga Ukraina dhe flet shqip?

Vajza: Jo, nuk flas shqip, por e këndova këtë këngë me zemër

 

Në fakt, është hera e parë që në një spektakël të tillë këndohet shqip. Madje dhe shqiptarët që kanë marrë pjesë, kanë kënduar në gjuhë të huaj.