“Një seancë nga ato që nuk harrohen”/ Çfarë ndodhi mes dy artistëve?...

“Një seancë nga ato që nuk harrohen”/ Çfarë ndodhi mes dy artistëve? Ronela Hajati dhe Alban Ramosaj përfundojnë në gjyq

311
0

Rivaliteti i madh që u krijua mes këngës së Alban Ramosajt (Theje) dhe Ronela Hajatit (Sekret) në “Festivalin e Këngës” u duk se ndikoi në raportin miqësor mes dy artistëve. Këngëtari nuk e mbështeti, të paktën publikisht, përfaqësuesen e Shqipërisë në Festivalin Europian, teksa ka deklaruar se ‘Festivali i Këngës’ është treguar racist dhe jo i drejtë në zgjedhjen e përfaqësuesit në Eurovision.

 

Ndërsa tezja e tij, Albërie Hadërgjonaj, deklaroi: “Me këtë(Rona Nishliun) nuk qeshi Evropa po na zbardhi faqen” pak pas finales së Eurovision. Teksa u shpreh se nëse nipi i saj, Alban Ramosaj, do kishte fituar “Festivalin e Këngës” do kishte prekur finalen. Mirëpo së fundmi, një postim i papritur erdhi nga Ardit Gjebera i cili publikoi një foto të Ronelës me Albanin ku ndodheshin pranë njëri-tjetrit duke parë telefonin dhe ajo çka tërhoqi vëmendjen ishte mbishkrimi i fotos:

 

“Gati për shihemi në gjyq? Apo mos është efekti i dashurisë ‘magjike’”.Madje në postim u vu re dhe komenti epik i Eni Çobanit e cila shkroi: “Një seancë nga ato që nuk harrohen”- duke etiketuar dy këngëtarët. Nuk dihet saktësisht se çfarë po kurdisin dy artistët por në foto dyshja duken se janë duke përgatitur diçka dhe shpresohet ndonjë bashkëpunim në festivalin e përvitshëm i cili pritet të fillojë se shpejti, “Kënga Magjike”. Ronela dhe Albani duket se kanë ruajtur gjithmonë raporte të mira me njëri-tjetrin pavarësisht zhurmës që u krijua gjatë periudhës së ‘Eurovision’-it.