Një prodhim 100 % shqiptar është rrugës dhe shumë shpejt do të...

Një prodhim 100 % shqiptar është rrugës dhe shumë shpejt do të jetë aty për të gjithë ne

467
0

Seriali Lokomotiva, komedi, aventurë, dramë, një prodhim “bio” me autor Ermal Qori, vjen për publikun shqiptar nga një grup të rinjsh tepër të talentuar që “guxojnë” të thyejnë monotoninë e realitetit.

Një serial i cili motivet i mer nga jeta reale, sfidat me të cilat përballemi sot, njëherazi dhe satira ndaj një fenomeni tepër të përhapur në Shqipëri siç është ” martesa me shkesë” por gjithashtu dhe një  promovim panoramik i potencialeve natyrore, kulturore, historike dhe ato tradicionale që ofron Shqipëria.

Përpjekja e të rinjve për të krijuar një biznes privat i shpie ata në skena komike dhe përballje me të vërteta të papritura. Plani i tyre për t’i gjetur nuse emigrantit duke i ngritur kurth, kthehet në një aventurë të pa përsëritshme duke e gjetur veten në pikat më të bukura turistike.

Çdo ide e çmendur përfundon jashtë limitit të tyre imagjinar…madje deri në rrezikimin serioz të jetës.

Dhe kjo është vetëm seria e parë .

Të tjera seri do të xhirohen në gjithë Shqipërinë duke vendosur në pah vlerat e vërteta tradicionale që gëzon vendi ynë.

Premiera e serialit do të jetë më 16 janar në Tiranë ndërsa do të vazhdojë shfaqjen e tij në datat 17, 18, dhe 19 Janar në Kinema Agimi.

Në bashkpunim me bashkitë vendore, seriali “Lokomotiva ” do të vazhdojë rrugëtimin në rrethe pas datës 20 Janar .Një serial që nuk duhet humbur, i krijuar nga të rinjtë për të gjithë grupmoshat.

Ermal Qori, autori i serialit ka vendosur që çdo e ardhur nga projekti, do të shkoj direkt për familjet e prekura nga tërmeti!