Një grua shqiptare e ardhur nga Kina shtrohet tek infektivi në Tiranë,...

Një grua shqiptare e ardhur nga Kina shtrohet tek infektivi në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë: Testi i koronavirusit, rezultoi negativ

625
0

 

Një grua e ardhur nga Kina është shtruar tek infektivi në Tiranë.

 

Sipas mjekëve gruaja e cila ka ardhur nga Kina dhe është shtruar tek infektivi nuk ka koronavirus dhe se shumë shpejt do të dalë nga spitali. Mjekët me tej shtojnë se gruaja po qëndron në një dhomë të infektivit dhe ka grip të thjeshtë.

 

Ministria e shëndetësisë përmes një njoftimi thotë se është bërë testimi për koronavirus për gruan e ardhur para 10 ditësh nga Kina, dhe ka rezualtuar negativ.

 

Kujtojmë se në Kinë aktualisht gjendja është shumë e rëndë pasi kanë vdekur 176 persona dhe qindra të tjerë janë të infektuar nga koronavirusi.

 

“Një rast i dyshuar i një gruaje që ishte kthyer 10 ditë më parë nga Kina, pas testimit për koronavirus, rezultoi negativ.

 

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu inspektoi paraditen e sotme aeroportin “Nënë Tereza”, për të parë nga afër masat e marra për parandalimin e depërtimit të koronavirusit të ri. Ministrja Manastirliu konfirmoi se aktualisht nuk ka asnjë rast të koronavirusit në Shqipëri. Manastirliu pa nga afër masat e marra nga Njësia e Shëndetësisë në aeroport”, thuhet në njoftimin e ministrisë së shëndetësisë.

 

Gjatë 24 orëve të fundit janë kontrolluar në Aeroportin e Rinasit 17 pasagjerë shqiptarë dhe te huaj që kanë udhëtuar nga Pekini dhe Shangai drejt Tiranës, nëpërmjet aeroporteve të tjera. Pas kontrollit të kryer nga njësia e shëndetësisë në aeroport, gjendja e tyre paraqitet e mirë. Ndërkohë që një analizë e kryer në Institutin e Shëndetit Publik tek një grua e cila kishte udhëtuar nga Kina 10 ditë më parë, rezultoi negative.