Një fundvit i acartë, meteorologu: Natën e Vitit të Ri temperaturat do...

Një fundvit i acartë, meteorologu: Natën e Vitit të Ri temperaturat do zbresin në vlera minimale

415
0

Moti do të vijojë të jetë i kthjellët në këto ditë të fundvitit, por me temperatura të ulëta. Kështu deklaroi meteorologu i “Meteoalb”, Hakil Osmani, në një lidhje telefonike për “News24”. Sipas tij, nata e Vitit të Ri do të jetë e acartë, pasi temperaturat do të zbresin në vlera minimale minus. “Kushtet atmosferike do karakterizohen nga moti i kthjellët dhe vranësira të pakta, kryesisht në zonat malore, por do të kemi edhe reshje dëbore. Sa i përket natës së Vitit të Ri temperaturat do të jenë në vlera minimale, me minus. Moti do të jetë kryesisht i kthjellët”, tha meteorologu.