Një epidemi e pashmangshme gripi, alarmi i OBSH-së për qeveritë botërore

Një epidemi e pashmangshme gripi, alarmi i OBSH-së për qeveritë botërore

222
0

Përballë situatës shëndetësore në të cilën ndodhet njerëzimi, Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjitha shteteve të forcojnë masat për të kontrolluar përhapjen e gripit duke paralajmëruar se një tjetër influencë pandemike do të ishte e pashmangshme.

Ky organizëm ka publikuar një strategji globale me shpresën për të reduktuar shpërthimet sezonale të gripit dhe për të zvogëluar numrin e vdekjeve.

Një ndër masat më të rëndësishme është vaksina për shkak se kostoja për trajtimin e gripit është shumë herë më e madhe.

Sipas OBSH-së influenca është një nga sfidat më të mëdha të shëndetit publik dhe sipas ekspertëve është një kërcënim më i gjerë sesa sulmet terroriste.

Specialistët nënvizojnë se tashmë problem nuk qëndron te fakti nëse do të kemi apo jo një tjetër pandemi, por cështja është se kur do të shpërthejë ajo. Ata theksojnë se kërcënimi i influencës pandemike është tashmë prezente dhe duhet të jemi vigjilentë dhe të përgatitur për t’i bërë ballë.

Sipas tyre përhapja e virusit do të jetë më e shpejt dhe me pasoja më të rënda. OBSH ka bërë me dije se cdo vit për shkak të gripit rreth botës humbin jetën më me mijra njerëz ndërsa preken më shumë se një bilion persona. Dhe vaksinat rekomandohen se janë mbrojtja më e mirë.

Strategjia e OBSH-së për vitet 2019-2030 bazohet në dy pika bazë. E para të forcohen botërisht kapacitetet për kontrollin e gripit dhe reagimi ndaj tij.

OBSH kërkon që të gjitha qeveritë e botës të zhvillojnë një plan kombëtar për virusin e gripit.Ndërsa pika e dytë e strategjisë synon të zhvillojë mjete më të mira për parandalimin, diagnostikimin, kontrollin dhe trajtimin e tij duke nisur nga vaksina më të efektshme, trajtime antivirus.

Dhe qëllimi është që të gjitha këto masa të jenë të aksesueshme nga të gjitha shtetet. Virusi i gripit po ndryshon vazhdimisht cka e bën të vështirë që shkencëtarët të zhvillojnë një vaksinë efektive përpara sezonit të gripit.