Një ditë pas protestës, ambasadori britanik i shkon Bashës në zyrë

Një ditë pas protestës, ambasadori britanik i shkon Bashës në zyrë

425
0

Ambasadori britanik Duncan Norman i ka shkuar në zyrë kreut të PD-së, Lulzim Bashës. Një ditë pas protestës së opozitës ambasadori britanik Duncan Norman, i ka shkuar në zyrë kreut të PD-së, Lulzim Bashës. Pak minuta më parë ambasadori u fut në selinë e PD-së.

Theksojmë se ende në vend vijon ngërçi politik. Kryeministri Edi Rama është duke u përgatitur për fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit. Nga ana tjetër opozita vijon me protestat dhe kërkon rrëzimin e Ramës nga pushteti.  Një ditë më parë u zhvillua edhe protesta e fundit e opozitës.

Dje nga protesta, Lulzim Basha u bërë thirrje shqiptarëve të besojnë në programin dhe PD, pasi sipas tij, e vetmja zgjidhje që ofron Rama është dhuna