Një burrë shteti jep dorëheqjen’/ Nard Ndoka “dedikim” Ramës: Më dëgjo mua...

Një burrë shteti jep dorëheqjen’/ Nard Ndoka “dedikim” Ramës: Më dëgjo mua se nuk ta kam me të futur..

476
0

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka i ka dedikuar një postim kryeministrit Edi Rama, ku e këshilloj që të ndjekë shembullin e Lulzim Bashës.

 Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i ka dedikuar ditën e sotme një mesazh të gjatë kryeministrit Edi Rama.

Në postimin e tij, ish-deputeti i ka kërkuar kryeministrit që të japë dorëheqjen, pasi sipas tij shqiptarët po e kërkojnë dhe do ta hedhin në Lanë.

Më tej, Ndoka i ka kërkuar Edi Ramës që të marrë shembull nga rivali i tij politik, kryedemokrati Lulzim Basha, i cili sipas ish-deputetit është më popullin.

“E shikon Bashën?!  Në shi, në ballë me qytetarët, me shokë shumë, i vendosur, konseguent, i qartë…Mos e prit kot, nuk të takon, më dëgjo mua! Më vjen keq, më shumë se kaq nuk mund të ndihmoj! Mos thuaj nesër, si nuk më tha njeri, se ku isha futur?! Ok shoku, lexoje dy-tre herë, se nuk ta kam me të futur…,”-shkruan Ndoka