Një bimë kanabisi në Tiranë që i ka shpëtuar të gjithëve deri...

Një bimë kanabisi në Tiranë që i ka shpëtuar të gjithëve deri më sot!

651
0

foto-hashashi-640x340-2

Angazhimi i policisë për të asgjësuar parcelat të tëra me kanabis në të gjithë vendin ka lënë jashtë vëmendjes kryeqytetin.Uniformave blu duket se u ka shpëtuar kjo bimë në një nga akset kryesore të Tiranës, ku dhe patrullimet janë të shumta.

Ajo është rritur e pashqetesuar nga askush. Duket se edhe punonjësit e gjelbërimit janë kujdesur t’i bëjnë shërbimet e nevojshme, duke e konsideruar të njëjtë me bimët e tjera dekorative të mbjella përgjatë Unazës.

Zona është kthyer në një vend atraksioni për të rinjtë qe e kane zbuluar përpara policisë dhe realizojnë fotografi me bimën e kanabisit.