Nisi rrugën British Albanian Arts! E para Lidhja e Artistëve Shqiptaro –...

Nisi rrugën British Albanian Arts! E para Lidhja e Artistëve Shqiptaro – Britanike në historinë e diasporës shqiptare në MB

420
0

Nga Anila Kadija, Londër

 

Nisi rrugën British Albanian Arts! E para Lidhja e Artistëve Shqiptaro – Britanike në historinë e diasporës shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo ide e z. Tomorr Kokona, Ambasador i Kombit, ishte si një kërkesë që vet kushtet e komunitetit shqiptar në Londër dhe në mbarë Mbretërinë e Bashkuar po e kërkonin. Ai së bashku me stafin themelues të kësaj lidhje-organizatë: znj. Anila Kadija, znj. Mariela Cingo, znj. Alma Panajoti, z. Servet Bytyçi, z. Kastriot Xhon Marku i dha formë këtij organizimi. Promovimi u bë në ambjentet e ngrohta të Ambasadës Shqiptare në Londër, në praninë e Ambasadorit z.Qirjako Qirko i cili përshëndeti dhe falenderoi për këtë iniciativë me vlera. Si edhe në praninë e të ftuarve artistë dhe artdashës. Përse është e nevojshme dhe cila është dobia e kësaj lidhje midis artistëve në MB. Së pari, si një nevojë e domosdoshme e bashkëpunimit në një grup të mirëfilltë profesionistësh në fushën e artit me të gjitha degët e saj, jo vetëm bashkatdhetarë, por edhe të ndërrthurur me atë vendas. Së dyti, tashmë artistët tanë janë pjesë integrale, pasurie dhe krenarie, në fushën artistike dhe jo vetëm, kudo në botë. Mbretëria e Bashkuar ka në gjirin e saj me dhjetëra dhe dhjetëra figura të njohura dhe një gjeneratë e re po eksploron me kureshtje suksesin artistik në metropolitanën londinese. Së treti, nevoja cilësore e skenës për komunitetin dhe përkrahja me kurse apo projekte anglo-shqiptare të fokusuara në ndihmën e menaxhimit të një karriere të re artistike, është prioritet për talentet. Të gjitha këto së bashku me një projekt të specifikuar profesionist do të bëhen një realitet kontribut në drejtim të vet artistëve. Galeri promovimesh me vepra arti, promovime cilësore poetësh, shkrimtarësh, kineastë, regjizorë, aktorë, instrumentistë, këngëtarë etj. Skena ku zëri i muzikës klasike dhe i traditës popullore do të ketë përparësinë cilësore.

Shumë ide vlojnë në këtë energji të re që sapo është çelur. Janë të ftuar të gjithë artistët dhe dashamirësit e artit në MB t’i bashkohen duke u bërë anëtarë të lidhjes duke kontaktoni në faqen zyrtare British Albanian Arts-Group dhe duke dhënë çdo kontribut për këtë lidhje që e nisi rrugën e saj vullnetarisht në këtë mars arti.