Nishani uron Presidentin e ri të Francës, Macron

Nishani uron Presidentin e ri të Francës, Macron

499
0

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka uruar presidentin e ri të Francës Emmanuel Macron.  “Mbështetja e popullit francez për Ju ishte një mbështetje e qartë, jo vetëm për vizionin tuaj për një Francë më të zhvilluar, por edhe për garancinë e vijimit të qendrueshëm të projektit më madhor evropian të pas Luftës së Dytë Botërore, atij të Bashkimit Evropian. Ju siguroj se, fitorja juaj është inkurajuese edhe për Shqipërinë dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat e kanë orientuar të ardhmen e tyre drejt Bashkimit Evropian”-përfundon mesazhi i Bujar Nishanit. /E.A