Nis sot viti i ri akademik me më pak studentë, mbyllen 11...

Nis sot viti i ri akademik me më pak studentë, mbyllen 11 degë në Universitetin ‘Aleksandër Xhuvani’

350
0

Ka nisur ditën e sotme viti i ri akademik në të gjithë Shqipërinë, por ajo që vihet re është  një numër më i vogël studentësh.

Mësohet se rënie drastike të numrit të studentëve ka pasur në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Sipas “Fax Web”,  në këtë universitet janë mbyllur 11 degë, ndërsa disa të tjera janë hapur me një numër minimal studentësh. Ndryshe nga vitet e tjera në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” këtë sezon të ri akademik nuk do të ketë ceremony hapëse.

Ndërkohë një numër më i vogël studentësh regjistrohen edhe në universitetet e Durrësit, Gjirokastrës dhe Tiranës.