NIKOLLË CAMAJ:”NUK KA KOMPROMIS ME ASKËND PËR IDENTITETIN,GJUHËN DHE FLAMURIN TONË”

NIKOLLË CAMAJ:”NUK KA KOMPROMIS ME ASKËND PËR IDENTITETIN,GJUHËN DHE FLAMURIN TONË”

370
0

 

Forumi Shqiptarë ka promovuar programin zgjedhorë për zgjedhjet e 5 Marsit në komunën e Tuzit.

 

Kryetari i Lidhjes Demokratike Shqiptare,Nikollë Camaj në fjalën e tij tha:

 

Të nderuar përfaqusues të popullit,e nderuara Malësi,këtu dhe në diasporë,kudo që na përcjell,kur bëhen fushatat zakonisht flitet për ne dhe për ata.Gjithnjë jam i mendimit se ne duhet të flasim më tepër për ne se për ata,sipas parimit të një fjale të urtë të një malësori të mençur që thotë:”Uji shkon e zalli mbetet”.

 

Deri sa flasim për ne,ne natyrisht gjithmonë duhet të kemi parasysh,dhe përkahësve tonë politik duhet t’jua bëjmë me dije se kush është në anën tjetër,-theksoi Camaj.

 

Për anën tjetër un veçoj vetëm një segment,dhe ai është segmenti i ruajtjes së identitetit tonë,gjuhës dhe i flamurit,për të cilat nuk ka kompromis me askënd.Unë dua të nxjer vetëm një segment nga ata,atë të gjuhës.Nëse ata do të fitojnë,që ska mundësi të fitojnë sepse do të fitoj Forumi Shqiptarë,parlamenti në komunën e Tuzit do të udhëhiqeshte në gjuhën jo shqipe,dhe në atë moment ku aty ku nxjeren vendimet,drejtohet në gjuhën që nuk është shumic në Malësi,ne e kemi humbur betejen,këtë mundësi nuk guxojmë tja japim kujt.Këtë e dinë malsorët,këtë e dinë banorët e Malësisë,dhe kjo nuk ka mundësi të ndodh,-potencoi Nikollë Camaj.

 

Në kohën që flasim për ne,ne flasim për të ariturat,që të gjith e dinë se janë përtej asaj se çka kemi premtuar para katër vitete.Të gjith ne duke u identifikuar me Forumin,duke i lënë anash subjektet politike kemi dëshmuar se sa e duam Malësinë,se sa e duam zhvillimin e saj,për këta katër vite punë këtë e kemi dëshmuar,dhe kjo është garanci,kjo është ajo me të cilën ne mund ta kërkojmë votën për katër vitet e ardhshme dhe shum vite të tjera.

 

Premtimet e katër viteve i kemi realizuar,dhe këta që i shihni tash për këtë mandat të ardhshëm me siguri se do ti realizojmë.Identifikimi me Forumin Shqiptarë tashmë është aritur në nivelin e Malësisë,fare mirë këtë e dinë aktivistët që punojnë në teren,sa shum pak i pyesin se cilës parti i takon,në diasporë dhe më pak.Forumi ka unifikuar idenë e të qëndruarit bashkë,idenë e mbijetesës malësore shqiptare në Malësi,që jua kemi borxh atyre që janë sakrifikuar për këtë vend,por dhe atyre që do të vijnë pas nesh t’jua përcjellim amanetin e breznive.

 

Në emër të kësaj pesëshe që e kemi pas fat edhe këtë her,dhe në zgjedhjet e kaluara kemi dalë me këtë pesëshe,gjithmonë e kemi pas hijemirë,sepse pesta është për më të mirët.

 

Gëzuar fitoren,fitoren e të gjithëve dhe që do ta festojm bashk,duke e rumbullaksuar numrin 5.Urime Malësi.