Nik Xhelilaj në revistën e njohur gjermane, ja çfarë shkruan për talentin...

Nik Xhelilaj në revistën e njohur gjermane, ja çfarë shkruan për talentin shqiptar

445
0

Nik Xhelilaj është një ndër aktorët më të suksesshëm shqiptar i cili prej kohësh po zhvillon karrierën e tij në Turqi ku dhe ka tërhequr vëmendjen me rolet e tij. Së fundmi, revista prestigjioze ‘Glamour Germany’ i ka dedikuar një artikull aktorit shqiptar ku ka folur për suksesin e tij në aktrim dhe gjithashtu me femrat. Niku ka shpërndarë një pjesë të artikullit në ‘Instastory’ në të cilin shkruhej: “Nik Xhelilaj është bërë i njohur në 2016-ën për publikun gjerman gjatë xhirimeve të trilogjisë ‘Winnetou’. Ai ka rrëfyer se profesori i tij në akademi i ka mësuar se për t’u bërë i njohur në Gjermani duhet të punosh shumë fort. Sipas tij publiku duhet të ketë respekt për ty dhe më pas ai do të të adhurojë. Ky është mentaliteti që kanë gjermanët dhe Nik e pëlqen shumë, pasi këtu nuk bëhesh i njohur lehtë”.