Nicole Kidman tregon ‘sekretin’ se si ia bën të mos shqetësohet për...

Nicole Kidman tregon ‘sekretin’ se si ia bën të mos shqetësohet për mendimet e të tjerëve për të

134
0

Nicole Kidman ka treguar se nuk shqetësohet aspak për opinionet e njerëzve për zgjedhjet e saj të modës. Aktorja 56-vjeçare foli për shumë gjëra personale në një paraqitje të fundit në podkastin “Stellar’s Something To Talk About”. Kidman shpjegoi se si i merr vendimet e saj pa i interesuar se çfarë do të thonë njerëzit. “Unë bëj zgjedhjet më të rastësishme dhe të çmendura. Unë e quaj atë ‘zgjedhje adoleshenteje’ sepse nuk mendoj kurrë për pasojat,” tha ajo. “Më duhet të mendoj për pasojat gjysmën e kohës. Një pjesë e trurit tim thjesht nuk mendon kështu!”

Ylli i “Big Little Lies” zbuloi gjithashtu se si i zgjedh veshjet e saj, duke thënë: “Unë thjesht përpiqem të qëndroj kështu, sepse përndryshe mendoj se frikësohesh ose shqetësohesh për atë që mendojnë njerëzit. Për sa u përket reagimeve të njerëzve, unë them mos më thoni asgjë. Unë me të vërtetë nuk dua ta di. Do të më ndalojë të bëj atë që dua të bëj”, shtoi ajo.

Nicole Kidman aktualisht është duke filmuar një serial televiziv të quajtur “The Last Anniversary”, të cilin është duke e prodhuar përmes kompanisë së saj Blossom Films.