Ngjarje e RËNDË në Tiranë, gardisti vret me armën e shërbimit gruan...

Ngjarje e RËNDË në Tiranë, gardisti vret me armën e shërbimit gruan (EMRI)

458
0

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në kryeqytet. Një gardist i identifikuar si Alket Arapi, 44 vjeç, ka vrarë me armën e shërbimit në banesë gruan e tij, 36-vjeçare. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 06:00, ndërsa është vënë në pranga, autori, punonjës i Gardës së Republikës.

 

Njoftimi i plotë i policisë:

 

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.5, në bashkëpunim me SHÇBA arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 44 vjeç (punonjës në Gardën e Republikës).

 

Rreth orës 06:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Allias, ai dyshohet se ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten, 36 vjeçe.

 

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.