Ngjarja në Vlorë me 2 viktima, kush është i plagosuri Armando Sulejmani,...

Ngjarja në Vlorë me 2 viktima, kush është i plagosuri Armando Sulejmani, iu bë atentat në 2016-ën

398
0

Një atentat ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në Vlorë, ku kanë mbetur të vdekur dy persona dhe është plagosur një tjetër. Viktimat janë Aurest Rexho dhe Arjan Hasani. Ndërsa i plagosur ka mbetur Armando Sulejmani, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës. Ndërkohë, ky i fundit nuk është emër i panjohur. Armando Sulejmani i njohur me nofkën “Çipuri” dhe anëtar i bandës së Gaxhait, i është bërë edhe më herët atentat në vitin 2016.   Asokohe kur iu bë atentati, Sulejmani sapo kishte dalë nga burgu. Armando Sulejmani ka qenë i dyshuar për atentatin ndaj Ferdinand Llanajt. Në 2002 ai u dënua me 20 vite burg për akuzën e vrasjes.

 

Atentati i sotëm dyshohet të ketë si motiv hakmarrjen.