Ngjarja në Rinas, në shtëpinë e Admir Murataj u gjetën filma me...

Ngjarja në Rinas, në shtëpinë e Admir Murataj u gjetën filma me grabitje bankash

759
0

Ende nuk ka asnjë gjurmë për grabitësit e miliona eurove në Rinas disa ditë më parë.

Ndërkohë, prokuroria vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa të paktën 5 persona janë shpallur në kërkim nga policia.

Po ashtu hetimet janë shtrirë dhe në Kosovë, pasi  ka dyshime se automjetet që u përdorën në grabitje të jenë futur nga Kosova.

Ndërkaq, pas kontrollit në vilën e Admir Muratajt në Fushë-Prezë, policia zbuloi detaje të tjera mbi jetën e të ashtuquajturit ‘truri i grabitjeve’.

Në dhomën e ndenjes së vilës, efektivët mësohet se gjeten CD me filma të njohur për grabitjen e bankave. Ndërsa mes tyre ishte edhe më i famshmi “Point break”.

Gjithashtu Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar të administrojë hyrje-daljet e familjarëve të Admir Murataj në Kosovë, pasi dyshohet se gjatë arratisë 47-vjeçari është fshehur atje.

Sipas të dhënave nga policia njëri prej grabitësve dyshohet të jetë një ish-komando. Një gjë e tillë është vërejtur nga lëvizjet e këtij të fundit, mjaft profesioniste.