Ngjarja HORROR/ Kush është ‘Tony Montana shqiptar’, fieraku që vrau në Londër...

Ngjarja HORROR/ Kush është ‘Tony Montana shqiptar’, fieraku që vrau në Londër shokun me 120 goditje me thikë

366
0

Një shqiptar i njohur me pseudonimin Tony Montana po përballet me një proces gjyqësor në Angli me akuzën se ka vrarë në mënyrë makabre mikun e tij. Ngjarja ka ndodhur në vitin 1999. Ndërkaq, shqiptari emri i vërtetë i të cilit është Mane Driza akuzohet për vrasjen e Stefan Bledar Mone, ngjarje e ndodhur në veri të Londër, një krim makabër pasi viktima kishte 120 plagë në trup. Driza, i cili mohon vrasjen, ka sulmuar mikun e tij duke menduar se kishte vjedhur unazën e tij të dasmës. Ngjarja ka ndodhur në 22 qershor 1999, ku Mone priste të bëhej baba, shkruan BBC, transmeton Newsbomb.al.

 

Driza në atë kohë 21 vjeç, u kishte kërkuar shokëve të punë ti gjenin një thikë.

 

Skena e tmerrshme:

 

Në atë kohë, Mone po shoqëronte bashkëshorten e tij, 6 muajshe shtatzanë, për kontroll mjekësor në spital. Por sipas kamerave të sigurisë të qytetit, ai u sulmua në Ëembley në mënyrë barbare nga miku i tij, shqiptari Driza. Sipas prokurorisë angleze, në vrasje janë përdorur disa lloj thikash.

 

Bashkëshortja e viktimës tregoi se kur u gjet trupi pas një dite ajo mundi ta njihte vetëm nga rripi i pantallonave pasi trupi ishte i copëtuar. Pas ngjarjes, autori u arratis drejt Italisë për të mbuluar gjurmët.

 

Arrestimi:

 

Policia britanike e gjurmon atë në Siçili në vitin 2000. Driza u tha oficerëve se kishte pasur një mosmarrëveshje rreth parave dhe Stefan Mone iu afrua atij me një thikë. Të gjitha këto 41-vjeçari i ka thënë së sallën e gjyqit ditën e djeshme në Londër.

 

Mane Driza emigroi në Britani të Madhe në Gusht të vitit 1997, duke pretenduar se ishte një 17-vjeçar i larguar nga Kosova për shkak të luftës. Ai dhe viktima Stefan Mone ishin bërë miq në Britani pasi ishin larguar nga Shqipëria. Në disa raste, Driza ndonjëherë qëndronte edhe në shtëpinë e viktimës. Mane Driza, i cili njihet edhe me emrin Sokol Drenova nga Bishani i Fierit, mohon akuzat për vrasje.

 

Ndërkaq, gjyqi ndaj tij do të vijojë në javët në vijim.