Nga “vdeksha Miranda për ty” deri tek fishekzjarret në Kombinat, si u...

Nga “vdeksha Miranda për ty” deri tek fishekzjarret në Kombinat, si u festua liria e Tahirit

357
0

Saimir Tahiri qendroi 2 javë “i burgosur” në shtëpi, ndërsa dje Gjykata e Apelit vendosi ta lërë sërish të lirë, pa asnjë masë sigurie. Ky lajm është mirëpritur nga mbështetësit e tij, ndërsa vetë Tahiri u pa në ballkon duke festuar me birra. Janë dy momente që janë kapur në video nga qytetarët dhe media. I pari, teksa Tahiri dilte nga gjykata, një grua puth makinën dhe thërret “vdeksha Miranda për ty!” Po kështu edhe disa burra që ndjekin pas makinën dhe thërrasin “yll je yll!”. Ndërkaq në darkë, në zonën ku ka qenë zgjedhur deputet Tahiri janë hedhur fishekzjarre për këtë “fitore” të madhe. Pamjet janë dërguar nga një qytetar dhe janë postuar nga Sali Berisha në facebook. “Feste te madhe kishte mafia dje!”, shkruan Berisha. Më poshtë video 1 e postuar nga INTV kur Tahiri del nga gjykata dhe video 2 e postuar nga Berisha kur hidhen fishekzjarret në Kombinat.