Nga tradhtia tek vajza e jashtëligjshme e Robertit, shoqja e ngushtë e...

Nga tradhtia tek vajza e jashtëligjshme e Robertit, shoqja e ngushtë e Tunës ‘mollë sherri’ mes Norës dhe Robertit (FOTOT)

909
0

Detajet lidhur me ndarjen e Nora Istrefit dhe Robert Berishës dhe sherri me Tunën.

Ndarja e Robertit dhe e Norës erdhi e papritur, sidomos për adhuruesit e çiftit të famshëm. Por, pas deklaratës së Robert Berishës në rrjete sociale, dhe një postimi të zgjatur ku shpjegonte se mesj tij dhe bukuroshes Istrefi gjithçka kishte marrë fund, në shesh kanë qarkulluar edhe shumë thashetheme.

 

Dikur qarkulloi lajmi se këngëtari kishte një vajzë të jashtëligjshme. “Gazeta Express” bën me dije detaje lidhur me vajzën, e cila quhet Arona dhe është e bija e shoqes së ngushtë të Tunës.

A thua ky të jetë një shkak i grindjeve mes Tunës dhe Robertit?!

 

Pas ndarjes, detajet, apo deklaratat e thëna kohë më parë, janë një shenjë se sip o shkonin gjërat në familjen Berisha. Vetë Tuna nuk i ka lënë pas kunjat, edhe kohë më parë kur në një intervistë për “Prive” nxorri në pah edhe faktin se në familjen Berisha ishte një vajzë me emrin Arona.

 

“Në të njëjtën kohë është edhe mashkulli/ djali i parë në familjen Berisha. Natyrisht që në familjen time ka qenë një emocion pak më i madh, më entuziast sepse ne nipa e mbesa nuk kemi pas, ndryshe nga ata të familjes së Patrisit të cilët i kanë 4 bukuroshe e kanë Naldën, Anikën, Aronën, Renee,”- është shprehur Tuna për “Prive”.

 

Pikërisht, mikesha e Tunës mendohet të jetë arsyeja e mosfunksionimit të raporteve mes Tunës Norës dhe Robertit.