Nga shtrigat norvegjeze tek beqarët çekë, 5 traditat e çuditshme të Krishtlindjes...

Nga shtrigat norvegjeze tek beqarët çekë, 5 traditat e çuditshme të Krishtlindjes që nuk i njihni

369
0

Jemi në muajin më të bukur të vitt, muajin ku çdo gjë shkëlqen dhe na bën të ëndërrojmë. Krishtlindjet janë edhe qershia mbi tortë e këtij dhjetorit. Atmosfera e zjarrit bubulak, trokitjes së gotave apo hapja e dhuratave nuk është e njëjtë për të gjithë. Zbuloni disa nga traditat më të çuditshme të festimit të Krishtlindjes në vende të ndryshme.

 

Macja e tmerrshme islandeze: Jólakötturinn është një mace e madhe e zezë, me mustaqe të bardha, shikim mprehës dhe një bisht shumë të gjatë. Sipas kësaj tradite të vjetër pagane, kjo mace pushton Islandën gjatë vigjiljes së Krishtlindjes dhe nuk kërkon të kapë minjtë, por njerëzit.

 

 

Gara e babagjyshit: Në qytetin e vogël zvicerian të Samnuaun-it, zhvillohet ClauWau, njohur ndryshe si Kampionati botëror i Babagjyshit të vitit të ri.Në këtë kampionat marrin pjesë babagjyshër nga e gjithë bota. Pjesëmarrësit bëjnë gara të ndryshme me slitë, lojëra me dëborë apo dhe kush është më i shpejtë në përgatitjen e biskotave tradicionale me xhinxher.

 

 

Nata e rrepave: Në qytetin e Oaxaca-s në Meksikë, në vigjiljen e Krishtlindjeve zhvillohet një festival i vërtetë arti. Në këtë festival surreal ,shumë artistë dhe artizanë bëjnë ata e rrepave bëjnë skulptura me rrepa. Kjo është një traditë e lindur që në shekullin e 16-të.

 

Nata e shtrigave: Vigjilja e Krishtlindjes është një natë shumë supersticioze për norvegjezët. Sipas tyre në këtë natë shpirtërat e këqinj provokojnë qeniet njerëzore. Të gjitha femrat duhet të fshehin fshesat dhe shtupat nga frika se mos shtrigat e këqija i vjedhin dhe bëjnë magji.

 

Beqarët dhe martesa: Kjo traditë interesante vjen nga Republika e Çekisë. Vigjilja e Krishtlindjes konsiderohet ndoshta si nata më fatlume për beqarët e ketij shteti. Tradita kërkon që femrat beqare të ecin me një këpucë dhe tjetrën ta mbajnë në shpatull. Në momentin që këpuca bie në tokë ajo duhet të ndjekë drejtimin e saj dhe të kërkojë princin e kaltër.