Nga punët e shtëpisë tek sfidat e saj më të mëdha në...

Nga punët e shtëpisë tek sfidat e saj më të mëdha në jetë, 4 gjërat që s’dini për Grida Dumën

448
0

Ajo është një nga figurat më të njohura të Partistë Demokratike, një zë i fuqishëm që nuk mungon kurrë në panelet politike, megjithatë prej pak kohësh ka sfiduar veten në një dimension të ri, përkthimin dhe letërsinë. Së fundmi, ajo ka botuar “Koha për politikë”, përmes të cilit ish-deputetja hedh ide të qarta për zhvillimet politike në Shqipëri, rrugët e zgjidhjes, koha sesi mund të jetë politika e asimiluar nga të gjithë.

Por përtej politikës dhe karrierës akademike, Grida është një grua dhe nënë si të gjitha ne dhe i duhet të përballet me shumë sfida gjatë ditës. Në intervistën e fundit për ”Revista Class” Grida na njohur me një anë tjetër të sajën, por në këtë artikull ju përmbledhim 4 gjëra që ndoshta s’dinit për të.

E çon djalin në shkollë?

Thënë më mirë e përcjell, bëjmë mëngjes të dy. Është pjesa më e bukur e ditës, nëse ka një gjë që më zgjon me qejf nga gjumi është që do t’i ngatërrohemi njëri-tjetrit në kuzhinë, duke bërë mëngjes dhe do shkëmbejmë batuta të shkujdesura.

Të ndihmon dikush për punët e shtëpisë?

Ndonjëherë, por jo përditshëm. Të merrem me shtëpinë e kam kënaqësi personale, shije jete. Nëse ka diçka që më shlodh, është të bëj ndryshime nëpër shtëpi të vogla apo të mëdha. Shtëpia është ishull i domosdoshëm që jep qetësinë e domosdoshme madje jetike.

Sa herë në javë shkon tek parukjerja?

Shpesh, nuk mund ta numëroj sa herë. Më shërben  një zotëri shumë i talentuar, dhe jo një zonjë. Më duhet të shkoj shpesh për shkak të prezencës në media kryesisht. Ky pashmangshmërisht është një dëm i vazhdueshëm që i bëj flokëve.

Cilat kanë qenë sfidat e tua më të mëdha?

Koha! Sfida dhe ankthi im, është dhe mbetet koha. Më përndjek ideja që koha ikën dhe ajo që vjen nuk pret shumë derisa të ikë. Gjithmonë kam menduar që ka shumë pak kohë. Në të përditshmen është sfidë e jo e vogël të mbash disa impenjime njëkohësisht. Nuk kam sfida me asnjë arritje tashmë veçse të përmirësoj çdo gjë që bëj. Mbaj mend që sfidat konkrete më kanë ndalur që nga koha që kam qenë studente dhe kujtoj kur merrja pjesë në forumet e debateve të Europës Juglindore. E merrja si sfidë personale të arrija në vendet e para dhe të dëgjoja që kur shpërndaheshin vlerësimet nga juritë të thuhej, Shqipëria merr vendin e parë apo të dytë, aty mbaj mend të kem jetuar në sfidë. Të gjitha të tjerat që rrodhën pasi nisa të punoj, kanë qenë një rrugëtim për të ecur në etapën tjetër, por jo sfidë. Mendoj që më ka ardhur shpejt qartësia se shumë gjëra nuk varen vetëm nga ajo që përpiqemi. Kështu nuk varet nga ne nga e nisim, dikush e nis me disa avantazhe dhe dikush jo. Nuk shoh asgjë si sfidë tashmë. I vetmi reflektim që kam është a bëj gjithçka që gjërat të realizohen. Pas kësaj besoj në forca më të mëdha se vetja ime./MARRË NGA ”CLASS”