Nga një histori e dhimbshme tek një mesazh i fuqishëm mbi tradhëtinë...

Nga një histori e dhimbshme tek një mesazh i fuqishëm mbi tradhëtinë në çift. Duhet ta lexosh…

588
0

“Unë mendoja se ne ishim çifti më i lumtur që ekzistonte. Ne dukeshim sikur ishim bërë për njëri-tjetrin. Mënyra se si ai buzëqeshte drejt meje, se si mbante dorën time, se si më shihte… Ishte diçka që shkonte përtej përrallave…

 

Një mbrëmje dola me shoqet dhe i thashë të më dilte me makinë, kur të kthehesha. Ramë dakord që do ta telefonoja më parë që ai të bëhej gati dhe të vinte. MInutat jashtë kaluan shpejt. Unë dhe shoqet e mia vendosëm të ngriheshim më herët nga sa e mendonim nga lokali dhe unë e telefonova të dashurin të më dilte me makinë. Celulari dilte i fikur. E provova disa herë dhe dilte po njësoj.

 

U nisa e vetme për në shtëpi dhe, sapo hyra në apartament, atë e pashë me një femër tjetër. Ndërkohë që unë isha jashtë, ai kishte futur një femër tjetër në shtëpi dhe e kishte fikur telefonin, sepse nuk e priste që unë të kthehesha aq shpejt. M’u duk sikur gjithë toka poshtë këmbëve të mia po shembej dhe u largova me nxitim nga apartamenti”.

 

Nëse kjo të ka ndodhur edhe ty, me siguri e di se si ndihesh. Ndjen dhimbje në trup. Ndjen dhimbje përbrenda. E ndjen atë kudo. Gjëja e parë që mendojmë në situata të tilla, është “Është faji im”. Edhe kur duket qartë që na kanë tradhëtuar, ne sërish mendojmë se nuk ishim ne të mjaftueshëm, se mund të vepronim ndryshe dhe gjërat të shkonin ndryshe. Çfarë pa ai person tek personi tjetër që nuk e kishim ne?

 

Por ajo që duhet të kuptosh ti dhe kushdo tjetër në të njëjtën situatë me ty, është se tradhëtia tregon se kush është ai, jo se kush je ti. Tradhëtia tregon pasiguritë e atij personi, ndaj mos e lejo atë të ndikojë në paqen tënde të brendshmë. Dhe nëse e tradhëton dikë që është i gatshëm të bëjë çdo gjë për ty, nuk e ke tradhëtuar atë në të vërtetë. Ke tradhëtuar veten duke thënë se do të ishe besnike dhe nuk u tregove e tillë.

 

Të tradhëtosh nuk do të thotë të takohesh, të puthësh, apo të kesh raporte seksuale me një person tjetër. Që nga momenti që ti po i fshin bisedat me një person për t’i mbajtur të fshehta nga partneri/ja yt/jote, ti realisht po hedh rrënjët e tradhëtisë. Dhe tradhëtarët nuk e mendojnë aq thellë se sa e rëndë është tradhëtia, derisa u ndodh kjo gjë vetë atyre.

 

Është shumë e rëndësishme ta kuptosh këtë gjë. Njerëzit nuk tradhëtojnë sepse nuk i respektojnë partnerët e tyre. Njerëzit tradhëtojnë sepse nuk respektojnë veten e tyre. Dhe këtë material duam ta mbyllim me një thënie tepër me vlerë: “Të tradhëtosh një njeri të mirë është njësoj si të hedhësh një diamant për të mbajtur një gur”. / bota.al