Nga nesër do flemë më pak, akrepat e orës zhvendosen 60 minuta...

Nga nesër do flemë më pak, akrepat e orës zhvendosen 60 minuta para

392
0

Këtë të dielë ndryshon ora dhe akrepat e saj do të shkojnë 60 minuta para.

Ndryshimi i orës është ende në diskutim nga autoritetet ndërkombëtare, e megjithatë për sa kohë nuk është marrë një vendim, ndryshimi do të vijojë.

Ndryshimi i orës është bërë për herë të parë gjatë luftës së parë botërore, në 1916, duke i dhënë mundësi energjisë në këtë mënyrë të kursejë çdo vit miliona euro.

Por edhe pse perëndimi ka dekada që e përdor ndryshimin e orës, jo të gjithë vendet sot janë dakord për ta mbajtur. Rusia e ka braktisur ndryshimin e orës që në 2014, ndërsa Europa ishte dhe (ndoshta do të vazhdojë të jetë) për shkak të konfrontimit midis Frontit të Veriut, të udhëhequr nga Finlanda, të mbështetura edhe nga Austria dhe Gjermania dhe pjesa e Jugut.

Vendet e veriut, në muajt e verës të mbushura me diell deri në orët e vona, kanë kërkuar heqjen nëpërmjet sondazheve publike, duke e çuar vitin e kaluar këtë temë në dyert e Parlamentit Europian.

Mocioni nuk kaloi në Strasburg dhe ministrat europian vendosën ta shtyjnë këtë çështje në 2021, kur në tryezat e Komisionit Europian do të jenë aktorë të tjerë, pas zgjedhjeve të reja.

Ndër vite ndryshimi i ores, për shumë studiues amerikan dhe europian, konsiderohet e dëmshme për shëndetin për ritmin e gjumit, në mënyrë të veçantë për njerëzit më të brishtë, fëmijët dhe të moshuarit.