Nga jeta luksoze me vila e ferrari e deri te humbja e...

Nga jeta luksoze me vila e ferrari e deri te humbja e vajzës së tij/ 82 vjeçari ‘trondit’ me rrëfimin: Sot fle jashtë!

446
0

Ai sot i ka 82 vjet dhe të kaluarën më me dëshirë do ta harronte, përfshirë vdekjen e vajzës që ndërroi jetë në moshën 31-vjeçe.

Dikur ishte i pasur, ndërronte veturat luksoze, kurse sot nuk ka as letërnjoftim, e shtëpi e ka veturën Fiat Punto që e ka mbuluar me një çadër – me qëllim që të mos e shohin në çfarë tmerri jeton, transmeton Telegrafi.

Kështu sot duket jeta e 82-vjeçarit Alberto i cili ditët e fundit të jetë po i kalon si i pastrehë që flenë nëpër veturë dhe rrugët e Firences në Itali.

Shumë vite para kësaj, bënte një jetë të “Don Zhuanit” të vërtetë. Ka pasur butikun e tij për shitjen e këmishëve, shoqërohej me elitën e Firences dhe Romës, dhe kishte tri vetura sportive Ferrari që kishin ngjyra të ndryshme.

 

Në mesin e miqve, ishte edhe vëllai i këngëtares Rafaela Kare dhe vet këngëtarja, që në shtëpinë e tij kishte fjetur shumë herë.

 

E në momentin që mësoi se e bija e tij vuan nga HIV/AIDS, vendosi të qëndrojë pranë saj në Romë. Për fat të keq, vajza e pafat ndërroi jetë në moshën 31-vjeçe. Aty filloi t’i shkatërrohet bota dhe jeta private dhe ajo afariste.

 

“Prej atëherë jeta ime ka filluar të shkatërrohet, vërtetë kam rënë me kokë poshtë. Nuk kam dashur më të bëjë asgjë”, tha ai duke shtuar se pas këtij rasti i ishte kthyer bashkëshortes, por se dhimbja ishte më e madhe sesa dëshira për jetë derisa qëndroi afër saj.

 

Pasi që ajo ndërroi jetë, Alberto u rikthye në Firence, duke filluar jetën në një lloj qendre që shërbente si strehimore.

 

Por edhe aty “aventurës” së tij i erdhi fundi, pasi u mbyll qendra, duke u detyruar të shkoj te një mik të jetoj në Sesto Fiorentino.

 

As kësaj radhe jeta nuk u tregua e mëshirshme me të, kur edhe miku ndërroi jetë e Alberto gjeti veten në mes të rrugëve.

 

Kur netët janë shumë të ftohta ai flenë në veturën e tij të parkuar, që rrallë herë ndizet pasi nuk ka para për benzinë.

 

“Tërë ditën e kalojë jashtë – pra nga mëngjesi herët e deri në ora 19:00. Gjithmonë e shmangu darkën”, shtoi ai.

 

Për të ditët janë pothuajse të njëjta. Largohet nga qendra e qytetit në mëngjes dhe fillon shëtitjen. Nëse ka para e pi një kafe, e nëse nuk ka thjesht futet në lokale për t’u ngrohur dhe sërish del për shëtitje.

 

Derisa flet ky i moshuar e mbulon gojën me duar. Pasi përveç të gjitha problemeve që e goditën në jetë – dikush ia ka vjedhur edhe protezat e dhëmbëve. Me lot në sy kujton momentet e rinisë, ku jetoi në shtëpi të madhe dhe kishte vetura të shtrenjta që kapnin vlerën e miliona eurove.

 

“Kam pasur butikun e këmishëve në Pariol, kam veshur fytyra publike, jetoja në një shtëpi prej 400 metra katrorë, fitoja shumë, kisha tre Ferrari, një të bardhë, të zi dhe të kaftë”, tha Alberto.

 

Tani nuk është Ferrari, por ka ngjyrën ikonë të veturës sportive – pra të kuqe dhe është prona e vetme që e ka. Bëhet fjalë për një Fiat Punto brenda të cilit futet për t’u ngrohur.

 

“Nganjëherë futem brenda për të mos e ndjerë aq shumë të ftohtit, por e mbaj motorin e fikur pasi nuk kam para për benzinë”, shtoi ai.

 

Megjithatë, thotë se nuk është i vetëm në këtë botë, dhe se djali i tij nga martesa e dytë, nuk di asgjë për rrethanat në të cilat ai jeton.

 

Ka një mbesë të cilën nuk mund ta shoh për shkak të raporteve jo edhe aq të mira me familjarët. Sa herë që bisedojnë në telefon – përfundojnë duke u grindur.

 

Gjatë të kaluarës së tij të bujshme, Alberto ka pasur mikeshë të mirë këngëtaren e njohur Rafael Kare, vëllai i të cilës është shoqëruar shumë me të dhe shpesh ishin mysafirë në shtëpinë e tij.

 

“Ftoja gjysmën e Romës nëpër ahengje, për të gjithë kam qenë mik i mirë”, i tha Alberto gazetares së portalit Corriero Fiorentino.

 

E pavarësisht që i ka vitet dhe stazhin për pension, Alberto nuk e merr atë. Në fakt, për ta fituar të drejtën e pensionit prej 650 euro, duhet të ketë letërnjoftim – të cilin e ka humbur kohë më parë. Për ta nxjerrë të re, duhet të ketë adresën e vendbanimit.

 

E regjistrimi në librat e komunës së Firences i mundëson të pastrehëve të kërkojnë letërnjoftim, qasje në sistem shëndetësor dhe marrjen e të gjitha dokumenteve të nevojshme dhe benefitet që janë të nevojshme për një njeri.

 

Por për shkak të statusit aktual që e ka, Alberto nuk mund të gëzojë të drejtën e tij për ta pasur letërnjoftimin e ri.