Nga hajdut në gjyqtar/ Kush është Ded Miri nga Kurbini që vendos...

Nga hajdut në gjyqtar/ Kush është Ded Miri nga Kurbini që vendos drejtësi, i përndjekuri politik që vuri pasuri me bujqësinë

717
0

Bëhet fjalë për gjyqtarin e Kurbinit Ded Mirin, i cili në formularin e deklarimin ka pohuar se ka bërë burg për vjedhje dhe për agjitacion. Nuk marrim parasysh dënimin për agjitacion, pasi dihen rrethanat në kohën e diktaturës, por dënimi i formës së prerë për vjedhje nuk mund të anashkalohet.

Në sistemin e drejtësisë pretendohet të ketë njerëz profesionist me integritet. Por realiteti është ndryshe dhe shpresat mbahen tek Vettingu. Ka pasur mjaft raste ku gjyqtarë dhe prokurorë  të korruptuar janë zënë mat, por është absurd si mund të bëhet prokuror apo gjyqtar një person i dënuar më herët për vjedhje. Bëhet fjalë për gjyqtarin e Kurbinit Ded Mirin, i cili në formularin e deklarimin ka pohuar se ka bërë burg për vjedhje dhe për agjitacion. Nuk marrim parasysh dënimin për agjitacion, pasi dihen rrethanat në kohën e diktaturës, por dënimi i formës së prerë për vjedhje nuk mund të anashkalohet.

Në formularin deklarimit, gjyqtari Ded Miri shkruan  se me vendimin gjyqësor numër 99, datë 14.08.1976, të Gjykatës Krujë, është dënuar me 15 muaj burg për vjedhje, sipas nenit 81 dhe 180 të Kodit Penal në atë kohë. Ai është lënë i lirë në shtator të 1977.

Më tej ai shkruan se me anë të vendimin gjyqësor, numër 46, datë 29.05.1979, të Gjykatës së Tiranës është dënuar me 9 vite burg për agjitacion, sipas nenit 55 të Kodit Penal. Ai është lënë i lirë me 8.11.1985.

CNA.al ka bërë një vëzhgim të pasurisë së deklaruar nga gjyqtari, kur burimin kryesor të të ardhurave e ka nga bujqësia.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklarura nga gjyqtari i Kurbinit Ded Miri.

 

Viti 2003

 

Tokë truall dhe tokë bujqësore, me vreshtë dhe perime, përfituar sipas ligjit 7501.

 

Banesë 2 katëshe me sip 230 m2.

 

Korrëse jonxhe me vlerë 0.1 milion lekë.

 

Autoveturë benz, me vlerë 0.4 milion lekë.

 

Traktor me goma me vlerë 0.1 milion lekë.

 

Disa deklarime nuk kuptohen.

 

Të ardhura si gjyqtar në shumën 0.75 milion lekë.

 

Të ardhurat nga puna e bashkëshortes në shumën 1.2 milion lekë.

 

Viti 2004

 

Traktor me goma me vlerë 1 000 000 lekë.

 

Likuiditete me vlerë 600 000 lekë.

 

Të ardhura si gjyqtar në shumën 757 154 lekë.

 

Pashkë Miri, pensioni në shumën 70 800 lekë.

 

Të ardhurat nga puna e bashkëshortes në shumën 1 000 000 lekë.

 

Të ardhura (nuk kuptohet) në shumën 500 000 lekë.

 

Viti 2005

 

Ka blerë dicka që nuk kuptohet se cfarë është, por që ka kushtuar 55 000 lekë.

 

Të ardhura si gjyqtar në shumën 765 420 lekë.

 

Të ardhurat nga puna e bashkëshortes në shumën 1 000 000 lekë.

 

Viti 2006

 

Ka depozituar në bankë shumën 2 000 euro.

 

Të ardhura si gjyqtar  dhe shpërblime në shumën 800 000 lekë.

 

Të ardhura nga puna në familje prej tokës dhe pensioni i nënës në shumën 400 000 lekë.

 

Viti 2007

 

Depozitë me afat 2 000 euro.

 

Një automjet benz, prodhimi i vitit 1991 me vlerë 600 000 lekë.

 

Të ardhura të bashkëshortes nga vetpunësimi në vlerën 1 000 000 lekë.

 

Të ardhura nga puna në bujqësi dhe shitja e prodhimeve në shumën 500 000.

 

Pensioni i nënës në shumën 98 000 lekë.

 

Viti 2008

 

Të ardhura të bashkëshortes nga vetpunësimi në vlerën 1 000 000 lekë.

 

Pensioni i nënës në shumën 98 000 lekë.

 

Të ardhura si gjyqtar në shumën 980 000 lekë.

 

Të ardhura nga depozita bankare në shumën 1 250 euro.

 

Viti 2009

 

Tokë, kullotë verore në fshatin Patok me sip 413 dynym.

 

Të ardhura të bashkëshortes nga vetpunësimi në vlerën 1 000 000 lekë.

 

Pensioni i nënës në shumën 110 000 lekë.

 

Të ardhura si gjyqtar në shumën 1 100 000 lekë.

 

Kompesim si ish i dënuar politik në shumën 560 000 lekë.

 

Viti 2010

 

Blerje varke për peshkim sportive me vlerë 100 000 lekë.

 

Të ardhura të bashkëshortes nga vetpunësimi në vlerën 1 000 000 lekë.

Pensioni i nënës në shumën 125 000 lekë.

 

Të ardhura si gjyqtar në shumën 1 049 068 lekë.

 

Viti 2011

 

Të ardhura nga depozita 2000 euro në shumën 1 000 euro.

 

Të ardhura nga dëmshpërblimi i të përndjekurve politik, kësti I parë për babanë, në shumën 660 000 lekë.

 

Të ardhura të bashkëshortes nga vetpunësimi në vlerën 1 000 000 lekë.

 

Pensioni i nënës në shumën 133 000 lekë.

 

Të ardhura nga paga si gjyqtar, dieta dhe shpërblima në shumën 1 038 422 lekë.

 

Viti 2012

 

Të ardhura nga paga si gjyqtar, në shumën 1 038 667 lekë.

 

Të ardhura të bashkëshortes nga vetpunësimi në vlerën 1 000 000 lekë.

 

Pensioni i nënës në shumën 140 000 lekë.

 

Viti 2013

 

Të ardhura nga paga si gjyqtar, në shumën 1 105 631 lekë.

 

Të ardhura të bashkëshortes nga vetpunësimi në vlerën 1 000 000 lekë.

 

Pensioni i nënës në shumën 130 769 lekë.

 

Të ardhura nga interesat bankare në shumën 197 918 84 lekë.

 

Viti 2014

 

Të ardhura nga paga si gjyqtar, në shumën 1 214 163 lekë.

 

Të ardhura të bashkëshortes nga vetpunësimi në vlerën 800 000 lekë.

 

Pensioni i nënës në shumën 138 000 lekë.

 

Të ardhura nga depozitat bankare në shumat 137 504 08 lekë, 504 000 lekë dhe 415.08 lekë.

 

Viti 2015

 

Të ardhura nga paga si gjyqtar, në shumën 1407 613 lekë.

 

Të ardhura të bashkëshortes nga vetpunësimi në vlerën 300 000 lekë.

 

Pensioni i nënës në shumën 139 000 lekë.

 

Kësti si ish i përndjekur në shumën 174.000 lekë.

 

Të ardhura nga depozita bankare në shumën 61 290 49 lekë.

 

Patundshmëri

 

Ndërtesë me sip 275 m2 në Patok, Kurbin.

 

Ndërtesë me sip 75 m2 në Patok, Kurbin.

 

Ndërtesë me sip 110 m2 në Patok, Kurbin.

 

Viti 2016

 

Të ardhura nga paga si gjyqtar, në shumën 1 394 931 lekë.

 

Pensioni i nënës në shumën 138 417 lekë.

 

Kësti si ish i përndjekur në shumën 1 080 000 lekë.

 

Të ardhura nga depozita bankare në shumën 58 305 44 lekë.

 

Viti 2017

 

Të ardhura nga paga si gjyqtar, në shumën 1 404 672 lekë.

 

Pensioni i nënës në shumën 142 772 lekë.

 

Kësti si ish i përndjekur në shumën 1 080 000 lekë.

 

Të ardhura nga depozita bankare në shumën 33 319 63 lekë.

 

Viti 2018

 

Të ardhura nga paga si gjyqtar, në shumën 1 327 474 lekë.

 

Pensioni i nënës në shumën 145 176.

 

Të ardhura nga llogaria në të cilat kalojnë këstet e kompesimit si ish i përndjekur politik në shumën 3 128 047 49 lekë.

 

Të ardhura nga depozita bankare në shumën 27 634 44 lekë.

 

Llogari rrjedhëse në shumën 627 997 04 lekë.

 

Marrë nga CNA.al