Nga deklaratat për Aleksin tek lidhja me Mark Frrokun, si ndryshoi jeta...

Nga deklaratat për Aleksin tek lidhja me Mark Frrokun, si ndryshoi jeta e Rudina Dembacaj

1008
0

 

Rudina Dembacaj është një nga aktoret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo me batutat e saj ka ditur si ti bëjë të gjithë për vete.

Ajo është përfolur shumë në media për historinë e re të dashurisë që thuhet të ketë nisur me ish-deputetin Mark Frrokun dhe martesën e lënë pas me Aleksin.

Një pjesëz të shkurtër të historisë së Rudinës do t’jua paraqesim më poshtë:

Rudina e kishte ngacmuar vetë e para mekanikun që i rregulloi makinën. Pas dasmës mediatike dhe vogëlushes së tyre, duket se tashmë ajo ishte afirmuar në shtypin rozë, madje kishte bërë të famshëm edhe ‘qerosin’ e saj, Aleksin. Rudina tashmë kishte kaluar nga vajza imcake që imitonte Topallin, në një femër seksi, që nuk ngurronte të joshte dhe me format e saj.

Por duket se romanca u shua shumë shpejt. Do të ishte pranvera e këtij viti kur nën zë nëpër Tiranë do të përflitej për një tjetër çift të sapokrijuar.

Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku ishin parë së bashku në lokalet e Shkodrës. Nga ana tjetër në rrjetet sociale ajo dhe Aleksi vijonin të postonin foto e video së bashku, duke bërë konfuz të gjithë. Ajo që filloi si një thashethem urban, shpejt nisi të faktohej. Vetë aktorja pranoi divorcin, duke mos dhënë detaje për lidhjen e re. Do të ishte inaugurimi i restoranti të ri, në ambjentet ku familja Frroku ka pasur më herët një kompleks si dhe deklarata e vetë Rudinës që falënderoi publikisht Markun ajo që do konfirmonte lidhjen e këtij çifti.

E pyetur nga Gazeta Shqiptare një javë më parë, lidhur me marrëdhënien e saj me Mark Frrokun, aktorja e kaloi pyetjen si i ka hije një aktoreje humori, “Më keni çmendur me këtë pyetje”. Por duket se tani që gjithçka është konfirmuar, dyshja ka pranuar se mes njëri-tjetrit ka përfunduar dashuria, por jo raporti i mirë që kanë. Vetëm ditët e fundit Rudina e para ka postuar një foto me Aleksin, duke thënë se tashmë ai është beqar. Të njëjtën foto e ka ripublikuar edhe vetë Aleksi, duke shkruar se të dy janë beqar. Por ndryshe nga sa shkruhej në foto, për të ngatërruar mediat dhe publikun, Rudina tashmë e ka gjetur dashurinë në krahët e Marku Frrokut raporton Balkanweb.