Ditën e nesërme Partia Demokratike do të mbajë ceremoninë e përvitshme përkujtimore në nder të Azem Hajdarit.
PD ka bërë publike për mediat edhe agjendën së ceremonisë për 21-vjetorin e vrasjes së liderit të dhjetorit.
Ndërkohë, e pranishme do të jetë edhe Rudina Hajdari. Kjo do të jetë përballja e parë e saj me Bashën dhe Berishën pasi vendosi të mos djegë mandatin.
E plotë agjenda:
CEREMONIA E PËRKUJTIMIT TË HEROIT TË DEMOKRACISË AZEM HAJDARIT
12 Shtator 2019
10:00 CEREMONIA PËRKUJTIMORE PRANË MEMORIALIT
Vendosje kurorash – muzikë funebre (foni)
o Kurorat mbahen nga të rinjte e FRPD
o Protokolli i vendosjes së kurorave
– Kryetari
– Prof. Dr. Sali Berisha
– Familja Hajdari
– Bujar Nishani
– Sekretari i Pergjithshem
– Edi Paloka & Edmond Spaho
– FRPD & LDG
– Familja Cera
– Buqeta me lule nga të tjerë
o Himni
Marrin pjesë: Deputetët, Kryesia e PD, FRPD, Lidhja e Gruas, Kolegji i Kryetarëve, Këshilli Kombëtar, Kryesitë e Degëve të Tiranës, Dhjetori ’90
10:30 Deklaratë e Kryetarit Basha për mediat në përfundim të ceremonies
10:45 VARREZAT E DËSHMORËVE
Buqetë me lule Kryetari, Prof. Dr. Berisha, Familja Hajdari
Marrin pjesë: Deputetët, Kryesia e PD, FRPD, Lidhja e Gruas, Kolegji i Kryetarëve, Këshilli Kombëtar, Kryesitë e Degëve të Tiranës, Dhjetori ’90
11:15 – 12.00 VIZITË NË FAMILJE
Kryetari, Prof. Dr. Sali Berisha, Bujar Nishani, Sekretari i Pergjithshem, 2 Nënkryetarët, Kryetari i LDG dhe FRPD.