Nëse puna juaj ka këto karakteristika po ju PLAK para kohe

Nëse puna juaj ka këto karakteristika po ju PLAK para kohe

416
0

 

 

Zakonet tuaja në dukje të padëmshme të punës mund të cojnë shëndetin tuaj në modalitetin “pleqëri” më shpejt se sa mendoni!

 

Qëndrimi ulur gjithe ditën: Një studim i kohëve të fundit zbuloi se një mënyrë jetese e ulur, fjalë për fjalë mund t’ju plakë shumë shpejt. Shkencëtarët shikuan telomeret – skajet e ADN-të mbështjella fort, të gjendura në çdo qelizë – prej afro 1.500 grave të moshuara, pas menopauzës. Ndërsa qelizat tona ndahen dhe plaken, ata humbasin pjesët e telomereve të tyre që do të thotë se qelizat më të vjetra kanë telomere më të shkurtër. Cdo grua veshi një përshpejtues për një javë për të matur aktivitetin e saj fizik sepse studiuesit donin të shihnin nëse ushtrimi ndikonte në procesin e plakjes së qelizave. Në mesin e grave joaktive (pjesëmarrësit që nuk morën 30 minutat e rekomanduara për ushtrime ditore), ato që kaluan rreth dhjetë orë ose më shumë ulur kishin telomere më të shkurtër se gratë që uleshin për më pak kohë çdo ditë.

 

 

Punimi me orë të zgjaura: Njerëzit që punojnë më shumë se 50 orë në javë, e vënë veten në rrezik për një mori sëmundjesh dhe gjendje shëndetësore. Sipas një studimi të vitit 2012, të rriturit që punonin më shumë se 50 orë në javë e rrisnin rrezikun e sëmundjes së zemrës së tyre për 40 përqind.

 

 

Nëse përkuleni gjithmonë kur punoni: Nëse nuk doni të ndjeheni si një 80-vjeçar , filloni duke rregulluar sjelljen tuaj. Qëndrimi i dobët mund të ketë shumë efekte negative në shëndetin tuaj. Pasja e një qëndrimi të dobët mund të bëjë më shumë stres në muskujt dhe nyjet e caktuara, duke i detyruar ata të jenë të mbingarkuar dhe duke i lodhur.

 

 

Qëndrimi para kompjuterit për orë të tëra: Rreth 80 përqind e të rriturve përdorin pajisje digjitale për më shumë se dy orë në ditë, sipas një raporti nga Këshilli i Vizionit. Në fakt, gati 60 përqind e njerëzve raportojnë se kanë simptoma të tendosjes dixhitale të syve, siç janë syri i thatë, tendosja e syve, dhimbja e kokës, shikimi i paqartë dhe dhimbja e qafës dhe shpatullave.